• |
ide | kryesore

‘Pasaportat e arta’/ PD: I hap rrugë personazheve me kapacitete financiare kriminale, të lidhur me Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo, denoncoi projektin e qeverisë Rama për “pasaportat e arta” si cënim të sigurisë kombëtare.

PD thotë se “kundërshton këtë nismë të qeverisë së inkriminuar kokë e këmbë si një nismë të rrezikshme për sigurinë e vendit, rajonit, Bashkimit Europian e me gjere, sepse i hap rrugë, si personazheve me kapacitete financiare kriminale apo të dyshimta, të lidhura ngushtë me Edi Ramën, ministrave dhe zyrtarëve të tij, ashtu edhe celulave të terrorizmit ndërkombëtar”.

“Ky është qëndrimi ynë i palëkundur dhe që shkon në drejtim të interesit publik. Qëndrimi ynë mbështet edhe qëndrimin e drejtë të Komisionit Europian i cili e ka thënë qartë:
“Skema të tilla paraqesin rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”, tha Garo.



24 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *