• |
ide | kryesore

Rusja e arrestuar në Gramsh dërgohet me urgjencë nga burgu në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit

Rusja Svetlana Timofeeva e arrestuar për sulmin në uzinën ushtarake të Gramshit është dërguar në spital. Mësohet se Timofeeva është dërguar në spitalin e burgut për arsye shëndetësore.


Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që 33-vjeçarja ka kërkuar që të qëndrojë në spitalin e burgut. Ndërkohë që për të ruajtur Timofeeva është dërguar një grup sigurie nga burgu i grave.


Timofeeva u la në burg nga gjykata e Elbasanit pasi dyshohet si e përfshirë në incidentin e Gramshit të 2 gushtit. Të huajt u arrestuan pas incidentit në Uzinën e demontimit të armëve në Gramsh teksa tentuan të fotografojnë objektin ushtarak.


4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.