• |
ide | kryesore

Sfida e Haller: “Tumori shokues. Jam mirë e dua të kthehem të shënoj poshtë ‘murit të verdhë’”

-Instant, Sport



Ka kaluar një muaj e gjysmë që kur Sebastien Haller u diagnostikua me kancer testicular. Sulmuesi sapo kishte nënshkruar me Borussia Dortmund, që kishte shpenzuar 30 milionë euro për ta rrëmbyer nga Ajax. Që në momentin e diagnozës, franko-ivoriani filloi betejën e tij kundër sëmundjes: në javët e fundit ai u operua dhe tani e pret një rehabilitim i gjatë. Objektivi i tij? Të kthehet në fushë dhe të shënojë, siç tha ai në një intervistë të gjatë për ESPN.

GJENDJA E HALLER – Në intervistë Haller nisi të fliste për gjendjen e tij aktuale: “Jam mirë. Po jetoj në një situatë të re, të papritur, veçanërisht për mua dhe familjen time. Megjithatë, mund të them se jam me fat që kam kaq shumë njerëz rreth meje që më duan dhe mjekët dhe stafi që më kanë ndihmuar kaq shumë. Unë iu riktheva ecjes, vrapimit, mund të kaloj kohë me të dashurit e mi, kështu që gjithçka është në rregull”.

ZBULIMI TRONDITËS – “Gjëja e parë që mendova kur e mora vesh ishte se nuk mund të luaja për Borussia Dortmund”, tha sulmuesi. “Kishim bërë aq shumë për këtë transferim, klubi pagoi 30 milionë euro… Mendova se nuk mund t’i ktheja të gjitha ato para, por gjithashtu se nuk varej nga unë. Ndërsa isha duke u stërvitur ndjeva ndjesi të çuditshme në stomak, fola për këtë me stafin që më bëri një ekografi dhe një MRI, më pas një biopsi. U kuptua menjëherë se cili ishte problemi. Kur dëgjova fjalën tumor u trondita”.

OPERACIONI I RIKUPERIMIT – “Pas operacionit qëndrova pesë ditë në spital. I vetëm, pa fuqi, pa mundur të ngrihesha nga shtrati. Humba forcën dhe formën fizike, por kur u ktheva fillova të ecja në pyll dhe më pas shkova në palestër. Unë eci çdo ditë dhe kontrolloj trupin tim. Nuk kam humbur shumë fizikisht në krahasim me disa javë para se të zbulohej sëmundja, që është një shenjë e mirë. Shpresoj që gjithçka të mbetet ashtu siç është tani. Ndihem shumë mirë”.

ËNDËRRA – Haller e di shumë mirë se çfarë dëshiron të bëjë në të ardhmen e afërt: “Nuk e di kur do të rikthehem për të luajtur, mendoj se do të duhen edhe disa muaj, por gjëja e rëndësishme tani është të mos humbas shumë masë muskulore. Tashmë kam vendosur objektivin tim: dua të luaj dhe të shënoj menjëherë para murit të verdhë të tifozëve. Mendoj se do të jetë një moment vërtet emocionues”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *