• |
ide | kryesore

Aubameyang, nofulla e thyer nga grabitësit e një muaj rikuperim: rrezikon transferimi i tij te Chelsea

-Instant, Sport



Frikë e madhe, por jo vetëm. Pierre-Emerick Aubameyang ka mbetur me nofullën të thyer gjatë grabitjes, e cila ndodhi dy ditë më parë në shtëpinë e tij në Castelldefels, ku sulmuesi i Barcelonës u rrah, u kërcënua me armë dhe shufra hekuri dhe u grabit nga të paktën katër persona me kapuç, të cilët hynë në shtëpi nga kopshti. Gabonezi – siç raporton ‘The Athletic’ – do të detyrohet të qendrojë jashtë fushave për të paktën një muaj: një dëmtim që mund të hedhë në erë negociatat për transferimin e tij te Chelsea.

Në orët e fundit Blues kishin vendosur të rrisin ofertën ndaj Barcelonës për Aubameyang deri në 25 milionë euro, përfshirë bonuset. Për lojtarin gati një kontratë deri në vitin 2025. Sulmuesi mbërriti te blaugranat në fillim të shkurtit, pas ndërprerjes së kontratës me Arsenal dhe nënshkroi një kontratë deri në vitin 2025. Në marrëveshjen me klubin katalanas ishte edhe opsioni për të rënë dakord për largimin në vitin 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *