• |
ide | kryesore

Berisha: Gledis Nano u shkarkua për shkak të Olsi Ramës

Arkiva



“Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit”. Kështu shprehet kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha pas shkarkimit nga detyra te kreut të policisë së shtetit.

“Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi. Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafias shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjetër të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre” – shkruan Berisha që më pas thotë se burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjetër të policisë, por atij i kushtoi koken.

“Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call-center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çështjeje përvëluese për këndin Rama.

Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *