• |
ide | kryesore

“Edhe pak e do të shënoja të tretin”: Mourinho tregon si iu përgjigj Dybalas gjatë zëvendësimit

-Instant, Sport



José Mourinho shijon fitoren me Monzën dhe kryesimin momental i vetëm në renditjen e Serie A: “Dybala? Vitin e kaluar kundër Juves në Olimpico, kur u zëvendësua, i thashë ‘je i zoti, djalosh’, sot i thashë të njëjtën gjë dhe ne buzëqeshëm”. Duartrokitje edhe për Abraham: “Sot po. Ai luajti ashtu siç dua unë. Ai dha gjithçka, kapte topin e parë, ulej për të luajtur, krijonte thellësi. Ishte fantastik”.

Special One i gëzohet tani Joyas së tij verdhekuqe. “Ndonjëherë është talenti që ndihmon një ekip, por ai është i izoluar nga skuadra. Në këtë rast Paulo është me ne. Ai është një talent i madh dhe luan me dhe për ekipin – shpjegoi portugezi për Dazn – Edhe në fazën e mbrojtjes, që sic e dimë ai nuk ka lindur për ta bërë. Kur doli më tha ‘edhe pak më shumë dhe do të bëja të tretin’ e unë i thashë ‘bëje me Udinesen, jo sot’. Është një Paulo në rritje dhe për ne është e mrekullueshme.

Në lidhje me ndeshjen. “Ndeshja më e mirë për qetësinë e rezultatin, por ishte një ndeshje më e vështirë se sa thotë rezultati. Në pjesën e parë ata kishin më shumë zotërim të topit, një ekip interesant që me siguri do të bëjë pikë. Na u desh të ndryshonim mënyrën e presingut, na vunë në vështirësi. Pastaj me më shumë hapësirë, me përvojë, mund të shënonim edhe më shumë, por mirë, kam mundësi të lë të luajnë edhe të tjerët” e mbylli Mourinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *