• |
ide | kryesore

Hetimi ndaj ish-presidentit, dyshohet se Trump fshehu dokumente gjatë bastisjes së FBI

-Instant, Lajme, Planet



Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, mund të ketë fshehur dokumente me sekrete shtetërore gjatë bastisjes së FBI në pronën e tij në qershor. Dyshimin e kanë bërë të ditur disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë. Në një dosje gjyqësore, departamenti tha se “ka të ngjarë që u bënë përpjekje për të penguar hetimin federal”. Deklarata është në përgjigje të padisë së Trump kundër një avokati “neutral”, i njohur ndryshe dhe si “Mjeshtri Special”, për të mbikëqyrur një pjesë të çështjes në vazhdim. Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se materialet ishin deklasifikuar.

Në dosjen e publikuar së fundmi, Departamenti i Drejtësisë dha panoramën më të qartë deri më tani të përpjekjeve për të rimarrë dokumentet që përmbajnë sekrete shtetërore nga ish presidenti.

Deri më tani janë kryer 3 kontrolle në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago, ku i fundit u krye nga FBI më 8 gusht. Autoritetet amerikane po hetojnë nëse Trump, në kundërshtim me ligjet, mori të dhëna sekrete nga Shtëpia e Bardhë pasi la detyrën në janar të vitit 2021.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *