• |
ide | kryesore

Në mesnatë nis reciprociteti në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova, Serbia dhe paqeruajtësit e NATO-s përgatiten për mesnatën e sotme, pasi pas orës 00:00 fillon periudha dymujore e zbatimit të rregullores së re për letërnjoftimet. Kjo pasi marrëveshja për targat dështoi. Gjeneralmajor Ferenc Kajari, komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s prej 3,770 trupash në Kosovë, u përpoq të largojë frikën për mundësinë e shpërthimit të një konflikti.

“Ne po monitorojmë situatën … dhe nuk shohim as një tregues të ndonjë përgatitjeje për një luftë. E di që ka pasur shumë pretendime për luftë të mundshme në Kosovë, por si komandant i KFOR-it gjithmonë kam thënë se po e monitorojmë situatën dhe kjo nuk është thjesht një frazë boshe,”- i tha ai Reuters.

Ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh thënë se nëse sonte Serbia në orën 24:00 nuk e ndërpret fletë hyrje-daljen për qytetarët e vendit të tij, atëherë edhe Kosova është e gatshme që t’i vë në funksion këto fletë hyrje-dalje për shtetasit serbë.

“Këtu është vetëm një opsion, por normalisht do të ketë reagim nga ana jonë nëse ai opsion nuk vëhet në funksion. Dmth largimi i këtyre fletë hyrjeve daljvee, sipas informative që kemi dhe duke pasur parasysh edhe vendosjen e këtyre panove, në orën 24:00, Serbia do t’i ndërpresë lëshimin e këtyre fletë hyrjeve daljeve. Nëse ajo nuk i ndërpret, natyrisht që ne jemi të gatshëm të vendosim flet hyrje dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë”, tha Svecla në RTK.

Deri më tani, në kufi ka pak automjete duke qarkulluar nga të dyja anët dhe nuk pritet më shumë se 5 minuta për të kaluar pikat doganore. Kosova dhe Serbia ranë dakord që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve duke zgjidhur mosmarrëveshjen mbi lëvizjen e qytetarëve. Këtë e bëri të ditur shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell. Shefi i diplomacisë evropiane përgëzoi udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për këtë marrëveshje, e cila pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të zbatojë masat e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

Por marrëveshja e arritur më 27 gusht nuk ishte e re. Thjesht ishte një zotim i të dyja palëve se do të respektoheshin marrëveshjet e vitit 2011 për lëvizje të Lirë, e cila parashihte që qytetarët e dy vendeve do lëviznin nga njëri shtet në tjetrin vetëm me kartat e identitetit. Problemi ishte se Serbia nuk e aplikonte, e po ashtu edhe Kosova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *