• |
ide | kryesore

Rikthimi i basteve/ Meta: Rama kujton se mund të luajë bixhoz me të ardhmen e vendit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediet, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi për rikthimin e basteve sportive në vend. Meta theksoi se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të vendosë monopolin e familjes së tij edhe në lojrat e fatit.

“Ky është treguesi i koherencës së jashtëzakonshme të një delenxhiu që me shqetësimin për të ruajtur familjet e shqiptarëve nga këto aktivitete kriminale, vendosi atëherë mbylljen e basteve dhe tani gjen gjoja një alibi për të ndihmuar sportin. Se kush e pengoi 10 vite këtë të ndihmojë sportin dhe mos të çojë lekët për të vjedhur me qindra milionë euro me inceneratorë e shpenzime të fryra? Është thjesht për të vendosur monopolin e familjes së tij edhe në lojrat e fatit. Ky është kaq aventurier sa kujton se mund të luajë në bixhoz dhe të vërë bast me të ardhmen e vendit”, tha Meta.



7 Comments

    1. Rama. I ka bere mutin ketij vendi, tha kur erdhi nuk do lejoj me nderitmet , vuu tani, mbylli llotot me buje te madhe vuu tani etj etj . Ky paska qene pler fare.

  1. O kar me kembane , ne momentin qe ato luhen ilegalisht pse mos te behen legale dhe te kontrrollohen nga qeveria ?

  2. Rama eshte kryeministri me i mire qe ka pas Shqiperia ndonjehere o kokloqe cepani ndersa ty te pret burgu bashke me non graten

  3. Deri dje kërkonin shkarkimin e Gledis Nanos, mbajtën edhe protestë: Sot revoltohen pse e hoqën,po salih metaj kur do flasi,dini gje ju shpellkaret e cecenet e vicidolit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *