• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal i pandalshëm, Haaland i tmerrshëm: City luan tenis me Nottingham, Liverpool fiton në minutën e 98′

-Instant, F1, Sport, Video



Raundi i mesjavës në Premier League i buzëqesh Arsenal, Manchester City dhe Liverpool. Gunners mbeten me pikë të plota falë rezultatit 2-1 ndaj Aston Villas, të nënshkruar nga Gabriel Jesus dhe Martinelli. Guardiola mposhti Nottinghamin: 6-0 me një trigolësh në 38 minuta të Haaland. Liverpool mposhti Newcastle me përmbysje 2-1 me golin e Carvalhos në minutën e 98-të, ndërsa Tottenham i Contes u bllokua 1-1 nga West Ham: Soucek iu përgjigj autogolit të Kehrer.

ARSENAL-ASTON VILLA 2-1
Me disa vuajtje të tepërta, Arsenali mundi Aston Villa 2-1 dhe u konfirmua si skuadra e vetme me pikë të plota në Premier League pas pesë javësh. Gunners kaluan në avantazh në minutën e 30-të falë Gabriel Jesus, i cili shënoi nga afër pas gabimit të Martinez mes shtyllave, në krosimin e Xhakës. Villans u duk se arritën të befasojnë formacionin e Artetës në minutën e 74-të: Douglas Luiz në fakt firmosi golin e barazimit pak sekonda pas hyrjes së tij në fushë. Megjithatë, 1-1 zgjat vetëm tre minuta, sepse Martinelli goditi në krosimin e Sakës dhe me një të majtë fluturimthi duke mundur Martinezin, sërisht jo perfekt në devijimin e goditjes së brazilianit. Arsenali vuajti në finale, por fitoi: Gunners janë kështu në 13 pikë, +2 ndaj Manchester City në krye të renditjes.

MANCHESTER CITY-NOTTINGHAM 6-0
Manchester është në këmbët e Erling Haaland. Norvegjezi shënoi tre gola në një fitore 6-0 ndaj Nottingham që i lejoi City të qëndronte në vendin e dytë në renditje, -2 nga Arsenal. Ish-sulmuesit të Dortmund iu nevojitën 38 minuta për të mbyllur ndeshjen me tre gola: në të 12-ën me devijimi para portës në një asist të Foden, me të majtën me portën bosh në të 23-ën pas një përplasje të favorshme dhe në fund me një goditje me kokë pranë vijës pas spondit të Stones. Tre gola që shembën të sapongjiturin në Premier, i cili më pas në pjesën e dytë ra nën goditjet e Alvarezit (dygolësh në 65′ dhe 87′) dhe Cancelos (50′). Një tjetër fitore zhurmuese për City dhe një tjetër mbrëmje perfekte për Haaland: Guardiola konfirmon veten të pamposhtur dhe mbetet në vazhdën e Arsenalit.

LIVERPOOL-NEWCASTLE 2-1
Liverpool fiton ndeshjen e dytë radhazi në Premier League falë një 2-1 in-extremis ndaj Newcastle. Tre pikë shumë të çmuara, duke pasur parasysh që Reds u imponuan me oërmbysje dhe me VAR që anuloi 2-0 e mundshme të Magpies. Në minutën e 38′, ish-sulmuesi i Real Sociedad Isak firmosi avantazhin e miqve, më pas në pjesën e dytë suedezit iu mohua dygolëshi në të 55′: gjashtë minuta më vonë, pastaj, Firmino barazoi me një asist të Salah. Pikërisht kur barazimi dukej i pashmangshëm, në minutën e 98-të, në topin e fundit të disponueshëm në zhvillimet e një goditje këndi, Carvalho edhe falë ndihmës së traversës mposhti Pope, duke nënshkruar golin e fitores vetëm pak sekonda para bilbilit të trefishtë. Klopp ngjitet në 8 pikë në vendin e pestë, -3 nga Tottenham, -5 nga City dhe -7 nga Arsenali. Shumë keqardhje, megjithatë, për Newcastle, humbja e parë në Premier League dhe të ndalur në 6 pikë.

WEST HAM-TOTTENHAM 1-1
Ndalet Tottenham i Antonio Contes, që nuk shkoi përtej 1-1 në derbin londinez ndaj West Ham. Ishin Spurs ata që kaluan në epërsi: në të 34′ në fakt, Kehrer shënoi në portën e tij, duke mposhtur Fabianskin pa dashje. Në pjesën e dytë, megjithatë, Hammers barazuan pas 10 minutash: Michail Antonio shërbeu për Soucek, i cili nuk gaboi dhe firmosi barazimin. Madje Moyes përpiqet ta fitojë ndeshjen duke futur edhe Paquetá, ndërsa Conte bëri vetëm një ndryshim: Richarlison në vend të Kulusevskit të shuar. Rezultati përfundimtar, megjithatë, nuk ndryshoi: me këtë 1-1, Tottenham ngjitet në 11 pikë dhe kalon i vetëm në vendin e tretë. Conte, megjithatë, ra në -4 nga Arsenali, ndërsa West Ham u ngrit në 4 pikë.

BOURNEMOUTH-WOLVES 0-0
Aventura e O’Neil në stolin e Bournemouth filloi me një barazim. Trajneri i ri i Cherries, i cili mori drejtimin pas humbjes së madhe ndaj Liverpool (9-0), shënoi një pikë falë 0-0 në shtëpi ndaj Wolverhampton. Miqtë goditën traversën në minutën e 11-të me Nunes, më pas Pedro Neto kaloi disa centimetra larg avantazhit. Rastet më të rëndësishme janë për miqtë edhe në pjesën e dytë, por Jimenez dhe Podence nuk e gjetën golin e fitores. Bournemouth ngrihet kështu në 4 pikë, +1 ndaj Wolverhampton, ende pa fitore.

Premier League England
AFC Bournemouth 0-0 Wolverhampton Wanderers
Arsenal 2-1 Aston Villa
Manchester City 6-0 Nottingham Forest
West Ham United 1-1 Tottenham Hotspur
Liverpool 2-1 Newcastle United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *