• |
ide | kryesore

Video/ Azpilicueta u bë për turp: shikoni talljen e maskotës së Southampton në tunelin e dhomave të zhveshjes

-Instant, Sport, Video



Chelsea humbi në shtëpinë e Southampton duke rrëshqitur përkohësisht në renditje. Në stadiumin St Mary’s, skuadra e Tuchel hapi rezultatin me Raheem Sterling, i cili shënoi golin e tretë në dy ndeshje, por u arrit shpejt nga vendasit, falë një goli të Romeo Lavias me një tentativë të bukur në hyrje të zonës. Pastaj ishte Adam Armstrong që mbylli ndeshjen. Mes protagonistëve të mbrëmjes ishte edhe Cesar Azpilicueta, jo aq për performancën në fushë, por për një episod në tunelin e dhomave të zhveshjes. Një prej fëmijëve që do dilnin në fushë me fanellën e Saints, në fakt, në mënyrë qesharake është tallur me kapitenin e Chelsea.

Southampton dhe Blues ishin në tunel duke u përgatitur për ndeshjen e Premier League, kur një fëmijë, me fanellën e Saints, i ofroi një shtrëngim duarsh Cesar Azpilicuetas. Spanjolli po përgatitej të drejtonte ekipin e tij në St Mary’s dhe ishte shumë i përqendruar, por kur tifozi i ri, i cili ishte gati të dilte në fushë me kapitenin e Southampton, James Ward-Prowse, i ofroi një shtrëngim duarsh, ai ia ktheu menjëherë gjestin.

Megjithatë, djaloshi e hoqi dorën përpara se Azpilicueta të arrinte të kontaktonte me të. Fëmija vuri dorën në hundë dhe u tall me kapitenin e Chelsea, i cili mbeti i shtangur dhe i hutuar.

Kamerat e BT Sport e kapën skenën dhe klipi i publikuar në rrjetet sociale u bë menjëherë viral duke mbledhur mijëra pëlqime në Twitter. Në video mund të shihen edhe disa lojtarë të Blues, të cilët megjithatë nuk e kanë vënë re shakanë e fëmijës. Ndoshta, vetëm lojtarët e Southampton ishin dëshmitarë të skenës. Azpilicueta, i cili dukej i destinuar t’i jepte fund qëndrimit të tij dhjetëvjeçar me Blues, së fundmi nënshkroi një rinovim dy-vjeçar me klubin londinez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *