• |
ide | kryesore

Vrasja e çiftit Muskurti/ Policia në dijeni për konfliktet që prej vitit 2016

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Hetuesit e Policisë së Tiranës besojnë se vrasja e çiftit të bashkëshortëve Alban dhe Nora Muskurti ishte kulmimi i disa viteve konflikte familjare të nisura që prej vitit 2016.

Autori i dyshuar Arsen Muskurti njihej nga policia si person problematik, ndërkohë që autoritetet policore kanë patur të dhëna që prej vitit 2016 për konfliktin e tij me të vëllain Albanin dhe kunatën Norën.

Këta të fundit kanë bërë disa herë denoncime në komisariat ndaj Arsen Muskurtit pas konflikteve familjare që kanë patur.

Ndërsa në vitin 2018, autori i dyshuar i ngjarjes i shiti 50% të aksioneve të biznesit të tyre vëllait që vrau dje, Alban Muskurtit. Pak metra më tutje poshtë biznesit të vëllait ku ndodhi vrasja, një agjencie udhëtime, Arsen Muskurti ka edhe një dyqan të tij me produkte kozmetike.

Ndërkohë, autori i dyshuar Arsen Muskurti nuk ka shfaqur pendesë për ngjarjen gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit. Ai u ka thënë hetuesve se vëllai dhe kunata e kishin e zili për punën, si dhe ka treguar edhe që ka patur konflikte për menaxhimin e bizneseve dhe pronave.

38-vjeçari Arsen Muskurti qëlloi me pistoletë vëllain dhe kunatën e tij duke i lënë të vdekur. Pas vrasjes, ai u largua i qetë për t’u arrestuar disa orë më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *