• |
ide | kryesore

Dokumenti i sigurimit i fallcifikuar/ Çfarë pretendon Meta

Kryesore



Ilir Meta(j) ka paditur sot Autoritetin e Dosjeve me pretendimin se ka kryer gjashtë vepra penale duke fallcifikuar dokumentin që e paraqet atë si denoncues në favor të sigurimit të shtetit. Sipas pretendimit të ish presidentit të republikës, vetë personi që akuzohej se do të arratisej në vitin ’90, ka dëshmuar se ai ia ka treguar këtë fakt Ilir Muratajt. Pra se “I.M”-ja i famshëm nuk është Metaj, por Murataj, të cilin e kishte shok në konvikt kur dihej se kreu i Partisë së Lirisë ka qenë banues i kryeqytetin në atë kohë dhe jo konviktor. Pra sipas Ilir Meta(j) në dokumentin origjinal të të denoncuarit, me shkrimin e tij del emri i vërtetë i atij që e ka spiunuar, ndërsa në një dokument të daktilografuar, të cilin Meta pretendon se është prodhuar tani denoncuesi figuron me emrin “Ilir Metaj (dy faksimilet në foton poshte).

Duke u nisur nga ky detaj, pra nga fakti se dëshmia me shkrimin origjinal të viktimës nuk përputhet me dokumentin e daktilografuar ish presidenti i ka paditur antarët e autoritetit si vegla të Edi Ramës për: Shpërdorim Detyre, Falsifikim të Dokumenteve shtetërore, falsifikimi kompjuterik, dhe vulave, stampave ose formularëve, përhapja të informatave të rreme që ngjallin panik dhe zbulimi të të dhënave sekrete.

Menjëherë pas denoncimit të Metës reagoi edhe Autoriteti i dosjeve që i quajti akuzat fyese duke u betuar se “Autoriteti garanton autenticitetin dhe integritetin e çdo dokumenti”, pra edhe ato për Ilir Metën, por pa dhënë një përgjigje të saktë për mosrakordimin mes faksimiles së shkruar dhe asaj të daktilografuar mbi të cilën u ngritën pretendimet e ish presidentit.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Dy Shqipëritë dhe një e tretë, ajo e hajdutëve

Megjithëatë, ajo që të bën përshtypje në të gjithë këtë debat, për dokumenta origjialë apo të fallcifikuar është fakti se ai lindi si pasonjë e denoncimit me një email anonim, një ditë pasi kreu i shtetit kishte lënë detyrën, kur ai shpalli kryesimin e partisë së re dhe se një gjë e tillë po shfrytëzohet nga mazhoranca socialiste për hartimin e një ligji që reket ti pengojë atij kandidimin dhe për të mos e lejuar të kryesojë partinë. Pastaj i gjithë ky roman i verdhë shihet edhe në sfondin më të madh kur Ilir Meta po hetohet edhe nga SPAK, menjëherë pas thirrjeve të kryeministrit Rama se “gjithë shqiptarët kërkojnë që Ilir Meta të jetë pas hekurave. Të dyja këto ngjarje rjedhin pas dy tentativave të dështuara të kuvendit për ta shkarkuar ish presidentin për shkelje të rënda të kushtetutës. bëhen pak si shumë “rastësi” për të besuar në fabula me spiunë të komunizmit.

©Lapsi.al   



19 Comments

  1. Like qyrrsi te gjitha i ke. Fshatar, fuks, hajdut, provincial, kokshtrems, kokcepsh, bythqir. Vetem acidi ben pune me ty

  2. Denohet apo nuk denohet Ilir Metaj edhe spiun eshte, edhe hajdut eshte, edhe bandit eshte, edhe legen eshte.

    1. Meta ju solli ne pushtet e meta do jua fus sa krahu . Meta do shkerdhej lirbrin e shtepise ju kurvave mavi

  3. Ilir Muti,je ti mor shkerdhate qe na e bane peshqesh kryeshkerdhaten Edvin BilalRama.
    Dhe ai kryeshkerdhata t’a shperblej duke te zgjedhe presiLESH te Alvaniqise.
    Hani nga nji cope MUT te dy,palaco e karaxhoz.

  4. Pamjet e rralla të vitit 94’/ Sali Berisha ‘arkitekti’ i kioskëzimit të Tiranës, si mbinë çibanët në çdo hapësirë publike të qytetit

  5. Në zgjedhjet e 1996 të gjithë personat kandidatë për deputetë janë kontrolluar nga komisioni i verifikimit të figurave.Nqs se Meta do të ishte spiun Berisha do ta skualifikonte që atëherë sepse ishte politikan i rëndësishëm.Por të mos flasim për detyrat shtetërore që ka pasur me vite deri në President.Prandaj gjithë kjo është lojë e piste e Ramës.Rama po ka qenë spiun.

  6. Si gjithmonë në Shqipëri dominojnë paradokset politike.
    Po bëhet “gjuetia e shtrigave” ndaj një pjese shumë të madhe të popullsisë që me metoda barbare e dhunë kriminale u detyrua nga ish sigurimi famëkeq enverist të denonconte edhe pjestarët e familjes, e këtë luftë “parimore” kanë marë përsipër ta bëjnë pikërisht ish oficerët sigurims, ish hetues të diktaturës e soj e sorollopi i tyre që akoma vazhdon të udhëheqë politikën e shtetin shqiptar.
    E ashtuquajtura “luftë e kllasave” që dominoi periudhën e diktaturës enveriste, ka sjellë po aq viktima sa edhe luftërat për liri.
    Po cek vetëm një dukuri tragjike të diktaturës enveriste.
    Gjatë kohës që Enveri ishte lidhur me “vëllain” e tij të madh , Tito,e bile de facto e ktheu Shqipërinë në një republikë të shtatë të Jugosllavisë, cilido shqiptar patriot të cilit i shpëtonte ndonjë fjalë e shprehte kundërshtimin e tij ndaj asaj miqësie me Jugosllavinë komuniste, do të burgosej e gjithë familja e tij do të persekutohej.
    Pasi u prish me Titon, Enveri burgoste e persekutonte të gjithë ata që i akuzonte si “titistë” apo “pro serbë”
    Pas vitit 1949, pasi u prish me Titon e u lidh me Stalinin, u dyfishua numuri i të akuzuarve.
    Shqiptarët që ishin dënuar si anti serbë, vazduan të qëndrojnë në burgje e numurit të tyre ju shtuan shqiptarët “anti rusë” të denoncuar nga “spiunët” e sigurimit.
    Pasi në fillim viteve 60 Enveri u vu kundër edhe ish Bashkimit sovjetik e satelitëve të tij, filloi gjuetia e shtrigave kundër revizionistëve “hrushovianë”.
    Po e njejta histori e tretë u përsërit me “martesën” e tretë të Enverit me Mao ce Dunin e Kinës, pasi u prish me të gjithë perandorinë europiane komuniste.
    Numurit të të burgosurve e të persekutuarve si anti apo pro serbë e rusë, ju shtuan edhe anti e pro kinezët e që nuk ishin pak por dhjetra e dhjetra mijëra shqiptarë.
    Ndonëse autori i të tre “martesave e tre divorceve” ishte Enveri , dora vetë, ai u varos me “nderime të mëdha” si heroi i Shqipërisë, kurse të gjithë ata që ishin dënuar e persekutuar si pro apo kundër jugosllavëve, rusëve e kinezëve, u kalbën burgjeve e internineve deri sa u përmbys regjimi enverist në fillim vitet 90.
    A nuk ka qenë pra PPSH e Enveri si “kryespiunët” më të mëdhej serbë, rusë apo kinezë ?
    Ish PPSH për të realizuar artificialisht pluralizmin demokratik, e ndroi emrin e u vetëquajt si “Parti socialiste” duke e shitur veten gjithmonë e më shumë si pro perëndimore e si e “dashuruar” me “imperializmin anglo-amerikan” , ish armikun më të madh të tyre ,e për të cilët kishin bërë gjëmën e madhe duke vrarë e persekutuar me qindra mijë shqiptarë antikomunistë, para e gjatë “martesave e divorceve” me komunistët serbë , rusë e kinezë.
    Padyshim se të rekrutuarit nga sigurimi kriminal enverist si spiunë, kanë marë në qafë shumë njerëz të pafajshëm, por duhet të ndajmë spiunët që e bënë me dëshirën e tyre ate krim, dhe mijra të tjerëve që u detyruan me dhunë e kërcënime burrgimi e vrasje të familjarëve, nëse nuk e vinin firmën si “bashkëpuntorë të sigurimit”.
    Këta të fundit, më shumë se pjesë e krimit , duhet të konsiderohen si viktima të krimit të diktaturës së “proletariatit”

  7. Armina ka folur për seksin tek gratë 40 vjeç.
    Sipas Arminës në moshën 40-vjeçare, gruaja është e ndezur për seks dhe vetëm një djalë i ri mund “t’i dalë për zot”.Armina nuk i ka mbushur vet të 40-tat, kështu që partneri i saj mund të rrij i qetë.

  8. Lapsi,

    Kur shkruani “fakti se dëshmia me shkrimin origjinal të viktimës nuk përputhet” po manipuloni faktet.

    Shkrimi origjinal i viktimes dhe dokumenti i daktilografuar jane dy dokumente te ndryshme, me permbajtje te dryshme.

    A e ka qene e mundur qe dikush te manipuloje ndonje nga keto dokumente, gjate ketyre 30 viteve, eshte ceshtje tjeter.

  9. Sa para ju kane paguar per kete shkrim? Vetem po te shohesh shkronjen “s” te fjala (biseduar) dhe ta krahasosh me fjalen (Astriti) e kupton qe nuk eshte e njejta dore qe e ka shkruar. Plus dhe fjale te tjera qe kane “s”, “t”.
    Duket. Boll u lodhet te lani mutin me shurre.

  10. projekti nga një firme amerikane dhe mbrojtja që i ka bërë atij Uashingtoni, e bëjnë edhe me kontradiktor qëndrimin e Berishës. Ai thotë se flet ne emër të mbrojtjes së interesave të dibranëve. Ndërkohë që në kohën që ishte kryeministër, edhe ai kishte një projekt për hidrocentralin e Skavicës.

    Me të vetmin ndryshim: që kompleksin do ta ndërtonin francezët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *