• |
ide | kryesore

Meta nxjerr pjesë nga dosja: Autoriteti ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime politike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot pjesë nga dosja e Sigurimit të Shtetit, ku shtetasi F.T, nuk e ka përmenduar asnjëherë emrin e tij.

Ilir Meta: Autoriteti ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike. Në asnjë dokument, edhe ato të falsifikuara, nuk rezultojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj. Autoriteti bën çuditërisht edhe proopozime për Kodin Zgjedhor. U hetua për 24 orë dhe duke shkelur ligj se gjoja personi me inicialet I.M na ishte ish-Presidenti i Republikës. Autoriteti nuk pati asnjë dokument që mund të lidhte figurën e Ilir Rexhep Metajt si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në deklarimet autentike me shkrim dore të shtetasit F.T., të datës 9 Mars 1990, dhe që janë deklarime pjesë e dojes në ngarkim të këtij personi, ai shprehet qartë se ka komunikuar vetëm me dy persona për arratisjen e tij, I.M dhe A.Z, shokë fakulteti dhe konvikti me të.

Në deklaratën me shkrim dore të shtetasit F.T. në datë 9 Mars 1990, bërë përpara sigurimit të shtetit, nën presion, pasi i kishin vendosur përpara edhe denoncimin e I.M., edhe përgjimet me Teknikë Operative të bëra prej tij, rezulton se vetë F.T ka deklaruar se:

i) Personat e vetëm që ka biseduar për arratisje jashtë shtetit janë shokët e tij të konviktit I.M. dhe A. Z.; në asnjë rresht apo paragraf të kësaj deklarate autentike nuk përmendet asnjë Ilir Metaj (as Ilir Rexhep Metaj dhe as Ilir Mero Metaj);
ii) Më konkretisht në një nga këto biseda, siç deklarohet në faqen 2 të deklaratës autentike me shkrim dore citohet se: “bisedat e tjera që bëja me I.M qoftë edhe me A.Z. lidhur me ushtarin që do të më ndihmonte, që do të më ndihmonte për t’u arratisur nga Saranda e të tjera, këto më shumë si biseda i bëja për t’i mbushur mendjen I.M dhe A.Z…”.

Në faqen “3” paragrafi “III” të dokumentit të prodhuar nga Sigurimi i Shtetit, qartazi i manipuluar dhe fallsifikuar, citohet se:
“Nga informacioni i T.O. dt. 2.3.1989 del se objekti F.T. i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se: Kur denoncuesi e pyet nëse ka biseduar me ushtarin e Sarandës, objekti thotë: “…unë e di që atëherë.. por ai nuk e di muhabetin fare për atë punë.. ai tha që të arratisemi, të ikim. Po ka besë ai….”.

Nga verifikimi i përmbajtjes së deklaratës autentike me shkrim dore të shtetasit Filip Talo, të datës 09 Mars 1990, provohet në mënyrë shteruese se personat e vetëm që F.T. ka bërë biseda arratisje jashtë shtetit janë I.M dhe A.Z.

Dhe pikërisht biseda për “ushtarin e Sarandës” nga deklarimi i tij rezulton e qartë se është bërë me I.M.

Ky citim, pra përfshirja e emrit “Ilir Metaj” në këtë paragraf është qartazi një falsifikim flagrant.



16 Comments

    1. Haha po siqe ishte dhe vidjo e 700 mi Evrove. Ti je hajdute dhe spiune i tmerrshem. Ti bashke me Sali Gerdeci dhe Ed Rame Turke Erdoganit hajduti duhet të dalin parau drejtesise 🇦🇱🇺🇲🇦🇱🇦🇱🇺🇲

    2. Te lexosh ca shkruajn neper komente per kete. Eshte e paimagjinushme.
      Eshte i vetemi qe nuk ka asnje mbeshtetes.

  1. Mire e ke or koqe.E ke kerku vete kete dite para 5 vitesh, kur me ndihmen tende bere kryeminister supershkerdhaten Edvin Bilalrama.
    Ik pirdhu tashti bashke me kryemutin-antiveriorin-antikosovarin Edvin Shkerdhrama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *