• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i ‘Friends’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur, Richard Roat ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Roat vdiq më 5 gusht në Orange County, Kaliforni, konfirmoi për Variety gruaja e tij, Kathy Roat.

Karriera e Roat u ngrit me telenovelën e hershme të viteve ’60 “The Doctors”, në të cilën ai u shfaq në 172 episode si Dr. Jerry Chandler. Aktori më pas vazhdoi të shfaqej në “Hawaii Five-O”, “Cheers”, “Happy Days”, “The Mary Tyler Moore Show”, “The Golden Girls”, “The F.B.I.”, “Westworld”, “Kojak,” “” dhe dhjetëra programe të tjera televizive.

Në “Seinfeld”, ai luajti përballë Julia Louis-Dreyfus si Dr. Berg në episodin e sezonit të tetë “The Package”, në të cilin ai e quajti personazhin e Dreyfus Elaine një “pacient të vështirë”.

Në “Friends”, ai luajti Burt, një koleg i shqetësuar që kritikoi Rossin për lidhjen me një studente. Në vitet ’90, Roat u shfaq në sitcom, duke përfshirë “3rd Rock From the Sun”, “Ellen”, “7th Heaven” dhe “Mad About You”.

I lindur në Konektikat në vitin 1933, Richard interpretoi në Broadway dhe në Teatrin Publik në Central Park, Teatrin Huntington Hartford në Los Anxhelos dhe në Pasadena Playhouse./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *