• |
ide | kryesore

Paredes, argjentinasi që la Parisin për Torinon: “Juventus skuadër ëndërrash, kishte shumë që doja të vija”

-Instant, Sport



Pas ekzaminimeve mjekësore dhe vendosjes së firmës mbi kontratë, Leandro Paredes ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i Juventusit. “Jam i lumtur që jam te Juventus së bashku me këtë grup të madh dhe këtë klub. Kam dashur të vij këtu prej një kohe të gjatë”, shpjegoi për median përforcimi i ri i Juventusit. “Juve është një ekip ëndërrash – shtoi ai -. Unë kisha mundësi të vija në Torino edhe në të kaluarën, por këtë herë nuk doja ta humbisja këtë mundësi. Ose Juventus ose asnjë tjetër i kisha thënë të afërmve dhe miqve të mi.”

Me bardhezinjtë Paredes do të mbajë fanellën me numër 32. Një zgjedhje nga zemra. “Zgjodha 32 sepse është një numër që më pëlqen shumë – shpjegoi mesfushori -. E kam përdorur te Boca, Empoli dhe Roma. Është një numër që e mbaj prej një kohe të gjatë dhe që e kam përdorur shumë”. Më pas disa fjalë për lidhjen e thellë me Di Marian: “Ne kemi një marrëdhënie miqësore. Njihemi dhe takohemi prej shumë vitesh. Jo vetëm ne të dy, por edhe familjet tona. Duke qenë këtu me të, në këtë ekip, është diçka e veçantë”.

Në fund edhe një koment në lidhje me rikthimin në Itali dhe objektivat e tij. “Unë ende mund të rritem dhe dua të rritem. Në futboll mund të mësosh diçka të re çdo ditë. Kam ardhur për të fituar dhe i di qëllimet e klubit. Shpresoj të jap kontributin dhe ndihmën time për ekipin”, përfundoi Paredes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *