• |
ide | kryesore

Po transportonte 6 emigrantë, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shtetas nga Pakistani është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi është kapur teksa ndihmonte dhe shoqëronte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.  Arrestimi i shtetasit me inicialet J. A., banues në Pakistan u bë falë operacionit policor të koduar “Road Guard 36”. Ai u kap në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe mjete identifikimi. Materialet i kaluar gjykatës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *