• |
ide | kryesore

Szczesny doli me barrelë, në lot, Allegri lehtësohet: asnjë frakturë, por kohët e rikuperimit të paqarta

-Instant, Sport



Massimiliano Allegri e, bashkë me të, të gjithë tifozët e Juventusit, mund të marrin frymë të lehtësuar. Pasi pa Wojciech Szczesny të largohej nga fusha me barelë, në lot e dukshëm në dhimbje, gjatë ndeshjes kundër Spezias, u mendua më e keqja, aq sa u hipotezua madje edhe blerja e një portieri tjetër në ditën e fundit të merkatos, por testet të cilave portieri polak iu nënshtrua mëngjesin e sotëm në J|Medical përjashtuan frakturat apo ndrydhjet.

“Si pasojë e traumës në kaviljen e djathtë, Szczesny mbrëmë iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike në J|Medical që përjashtuan frakturat dhe dëmtimet e rëndësishme të kapsulës së ligamentit. Disponueshmëria e tij do të vlerësohet sipas evoluimit të simptomave”, thuhet në deklaratën e klubit të Juventusit. Pas një dëmtimi muskulor dhe mungesës në dy javët e para të kampionatit me Sassuolon dhe Sampdorian, portieri polak duhet të qëndrojë edhe për pak kohë larg fushave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *