• |
ide | kryesore

U arrestua në Vlorë, bosi turk i kriptomonedhave do të arratisej nga Shqipëria përmes detit

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet që po vijojnë ndaj 28 vjeçarit turk Fatih Ozer të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e mbi 2 miliardë dollarëve. Mediat turke bëjnë me dije se Ozer kishte në plan të arratisej nga Shqipëria përmes rrugëve detare. Pasi ra në gjurmët e tij, policia turke dërgoi në Shqipëri dy zyrtarë të saj duke bashkëpunuar kështu në kapjen e tij. Arrestimi i tij u krye në zonën e Himarës më 30 gusht, ndërsa policia kishte rënë në gjurmët e tij 10 ditë më parë përmes përgjimeve. Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ozeri ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke në prill 2021 për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave. Kompania përmes të cilës vepronte Faruk Fatih Özer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar. Atëherë u deklarua se “vlera e mashtrimit që shtetasi turk Faruk Fatih Özer ka kryer është rreth 2 miliard dollarë”. Ndërkohë, shkruan media turke, po punohet mbi procedurat për të finalizuar ëekstradimin e tij drejt Turqisë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *