• |
ide | kryesore

Letra e fundit/ Gledis Nano injoron Edi Ramën dhe Bledi Çuçin

Kryesore



“Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh frikë. Por, më e zgjuara në botë është përpjekja për të qenë një person me moral”, shkruan në letrën e lamtumirës, duke cituar politikanin Shimon Peres, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano. Mjafton vetëm togfjalëshi i fundit i kësaj fraze për të kuptuar që Nano po bën pikërisht këtë, një tentativë të fundit, për të vënë në paqe ndërgjegjen e tij.

Në letrën e tij përshëndetëse Nano ka falenderuar shumëkënd që e asistoi në rrugëtimin e tij të shkurtër në krye të policisë duke filluar nga kolegët, agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, por edhe median. Ajo ç’ka vihet re është se në lamtumirën e ish-kryepolicit nuk ka asnjë gërmë ku shprehet mirënjohje karshi ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi apo kryeministrit Edi Rama.

“Nuk mund të largohesha nga ky pozicion i rëndësishëm pa shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë ju dhe duke uruar pasardhësin tim në këtë detyrë, për një vijimësi të mbarë dhe të suksesshme në të gjitha drejtimet që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike. Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë kolegët dhe çdo punonjës të Policisë së Shtetit që me përgjegjësi, devotshmëri e profesionalizëm përmbushin dhe i përgjigjen në kohë çdo situate apo detyrimi ndaj shoqërisë dhe institucioneve.
Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, për frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Policisë së Shtetit, në dobi të përvetësimin të modeleve më të përparuara që aplikohen sot në vendet e zhvilluara”, thotë Nano.

Në asnjë paragraf të letrës nuk përmendet bashkëpunimi me qeverinë apo ministrinë e brendshme të vendit. Madje, nëse do të lexohet me kujdes mes rreshtave, kuptohet që marrëdhënia e krisur mes palëve i ka rezultuar një barrë e mundimshme Nanos.

“Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet! Për cilindo këto janë periudha të përkohshme që nëse arrin ta mbyllë më nder dhe vlerësim që nga qytetari më i thjeshtë, deri tek partnerët më strategjikë, atëherë çdokush prej nesh ka fituar vetveten.
Në mënyrë të veçantë, postet drejtuese janë dhe do të mbeten një provë karakteri për të gjithë ata që marrin përsipër detyrat e vështira dhe me përgjegjësi të lartë shoqërore”, shkruan ish-kreu i policisë.

Në pamje të parë kjo letër mund të duket si ‘mirupafshim’ i ndjerë i Nanos, por nënshtresa e tij lexohet si një mëri e thellë karshi dy personave që e graduan në postin e lartë.

Gledis Nano refuzoi largimin e negociuar, Rama e shkarkon

Nëse kjo nuk do të ishte situata, do të kishim një letër tjetër si ajo e dorëheqjes së Ardi Veliut. Asokohe letra e Veliut, e cila u komentua jo pak edhe për mënyrën e shkrimit, shprehte mirënjohje e përulje ndaj shefave. 

“Kjo ka qenë padyshim përvoja më e vyer e jetës sime dhe ju falënderoj për besimin, mbështetjen dhe kurajën e vazhdueshme pa të cilat nuk do kishim arritur të menaxhonim me sukses kaq shumë sfida. Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen në shërbim të vendit tonë e njerëzve tanë”, shkruante Veliu.

Mirënjohja dhe besnikëria e treguar nga kryeministri iu shpërblyen në fund, pasi jo shumë kohë pasi dha dorëheqjen si kreu i policisë së shtetit Veliu u caktua në postin e zv.Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Diferenca e dukshme mes dy letrave vjen si një konfirmim i radhës i zërave se largimi i Nanos nga detyra ka ardhur si rrjedhojë e konflikteve dhe përplasjeve të vazhdueshme me kryeministrin. /Lapsi.al

 



13 Comments

    1. e ka then ne menry indirekte, kur ka fol per integritet dhe guxim. Duhet me lexu midis rreshtash. Thjesht ka then qe po te jesh me integritet dhe te guxosh, iken nga puna ne kete vend.

  1. Ky i kishte ato dipllomat seriozisht?
    I fut presjet pa pike kriteri qe ne cdo gjuhe bejne muuuu! Ka dashur te thote dicka e prape s’merret vesh cfare ka shkruar!
    Medet ripjellja qe tipa si puna ketij i ngjiten si muti ne kepuce, po ketu jam 100% me Bled Cucken

  2. Leri fjalet e bukura dhe thuaj te verteten e kesaj historie . Na shpiego sebepin pse te hoqen dhe kush te hoqi ?
    Çfare te kerkonin ?

  3. Me siguri,qe letra eshte shkruar,nen kujdesin e Kimetes koreano-amerikane.Kujdes,i ka thene ajo,mos prek Ramen,se do kesh pune me ne,po e bere kete.Dhe ushtari i “mire Shvejk”,i edukuar ne vendin e demokracise amerikane,flet ,me fjalet e Perezit,per guxim,por vetem guximi,nuk duket fare ne letren e policit.Pa guxim,e sidomos pa dinjitet,natyrisht edhe pa piken e turpit,ka qendruar edhe perballe “gjygjit” qe i beri gjyshi i vajzes se ndjere,qe u coptua prej policit,trafikant,qe u kthye ne detyre,prej ketij ish kryepolici.Po ashtu,nuk u ndie fare,as pas fjaleve te ambasadorit Mal,qe ja beri CV origjinale,ish kryepolicit,ne prani te familjareve te vajzes se ndjere.

  4. Thjesht siç thotë një fjalë e urtë “Fjalë, fjalë e gurrë në trast”Nuk e di, sa herë kështu ndodh me personat që largohen e mandej që burgosen.Asnje fjalë për palloshit e bandën e tij!!

  5. Pamjet e rralla të vitit 94’/ Sali Berisha ‘arkitekti’ i kioskëzimit të Tiranës, si mbinë çibanët në çdo hapësirë publike të qytetit,shpellkaret e salih metaj po i lepijne bythen e loqet ketij gledisit qe deri dje emasakruat me komente bajate,vazhdoni lepirjet o shpellkare

  6. Armina ka folur për seksin tek gratë 40 vjeç.
    Sipas Arminës në moshën 40-vjeçare, gruaja është e ndezur për seks dhe vetëm një djalë i ri mund “t’i dalë për zot”.Armina nuk i ka mbushur vet të 40-tat, kështu që partneri i saj mund të rrij i qetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *