• |
ide | kryesore

Video/ Çantën në shpinë e asnjë deklaratë: Arthur huazohet te Liverpool, pa asnjë kujtim të bukur në Torino

-Instant, Sport, Video



Një destinacion surprizë, një shitje më se e shumëpritur. Arthur Melo largohet nga Juventusi dhe shkon te Liverpool, në formë huazimi. Zgjidhje prestigjioze e minutës së fundit, pak orë para mbylljes së merkatos. Braziliani dukej i destinuar për Portugalinë (Sporting) ose Francën (Nice), në fund doli skuadra e Jurgen Klopp, gati për të pritur futbollistin që u largua nga Torino me menaxherin e tij, Federico Pastorello.

Plotësisht jashtë projektit të Juves, braziliani është stërvitur me vete gjatë parasezonit. Mesfushori nuk u nis në turne zyrtarisht për një problem në këmbë dhe nuk u kthye më kurrë me grupin. Stafi i tij ka kërkuar në merkato për disa javë, duke preferuar më shumë jashtë se në Itali pasi paga e tij (mbi 8 milionë neto) është e paarritshme për të gjitha klubet e Serie A. Zgjidhja Liverpool e shtyn Arthur drejt një tjetër aventure ambicioze, ndërsa Juventus liron përfundimisht hapësirën në listën Champions për Paredes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *