• |
ide | kryesore

Video/ Tregolëshi i Koopmeiners shpartallon Torinon: Atalanta arrin Romën në krye, Bolonja ndalet nga Salernitana

-Instant, F1, Sport, Video



Tris i Atalantës në Bergamo. Tris i Koopmeiners, dy nga të cilat me penallti, por që mjaftuan t’i shkaktojnë Juric dhe Torinos humbjen e parë sezonale. Bergamaskët e Gasperinit arrijnë kështu Romën në krye të Serie A, në javën e katërt të kampionatit. Nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 Bolonja përballë Salernitanës, që gjeti golin e Dia dy minuta nga fundi.

ATALANTA 3-1 TORINO
Atalanta mposhti 3-1 Torinon në ndeshjen e prapambetur të javës së katërt të Serie A dhe arrin Romën në krye të renditjes. Për të tërhequr skuadrën e Gasperinit drejt suksesit ka menduar Koopmeiners, i cili fillimisht konvertoi penalltinë e 1-0 në minutat e shtesës së pjesës së parë, më pas gjeti 2-0 në fillim të pjesës së dytë. Pesëmbëdhjetë minuta nga fundi, Vlasic e rihapi ndeshjen, por në të 84′ Koopmeiners me penallti riktheu sigurinë për zikaltrit. Trigolëshi i holandezit i shkaktoi humbjen e parë Juric në këtë sezon. Atalanta mund të fillojë të ëndërrojë përsëri. Pas një vere me ndryshime të mëdha dhe investime të konsiderueshme, skuadra e Bergamos e gjen veten duke i parë të gjithë nga lart poshtë, duke shijuar majën e një renditjeje gjithësesi të ngushtë. Në pritje për të gjetur Zapatën më të mirë, që për më tepër doli i dëmtuar në minutën e 37-të, Gasp mund të shijojë edhe një herë momentin madhështor të formës së Koopmeiners dhe mbrojtjes së tij, edhe njëherë shumë solide. Për Juric, i cili gjithashtu hodhi në fushë një skuadër agresive dhe plot dëshirë, problemi më i madh mbetet ai i finalizimit. Jo ekzaktësisht një çështje e parëndësishme.

BOLOGNA 1-1 SALERNITANA
Përfundon me barazim 1-1 ndeshjea e javës së katërt të Serie A ndërmjet Bolonjës dhe Salernitanës. Golit nga penalltia, realizuar nga Arnautovic në minutën e 52, iu përgjigj Dia në minutën e 88. Pjesa e parë në Dall Ara ishte intensive, por pa gola, me shumë raste nga të dyja palët. Në pjesën e dytë zëvendësimet e Mihajlovic ishin vendimtare, duke i dhënë një shtysë tjetër kuqebluve dhe duke çuar në avantazhin e merituar. Kampanët nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin në fund të takimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *