• |
ide | kryesore

Video/ “U shtri sikur e rrahën”: skena qesharake e Chicharito Hernandez tërbon lojtarët e Torontos

-Instant, Sport, Video



Natën mes të mërkurës dhe të enjtes është zhvilluar edhe ndeshja midis Toronto FC dhe Los Angeles Galaxy, vendimtare për ambiciet e playoff-it të të dy skuadrave. Një ndeshje që përfundoi 2-2, me nga një pikë për secilën që, pak javë nga fundi, i lë dy skuadrat ende jashtë 7-shes së parë. Gjatë ndeshjes pati hapësirë edhe për një shfaqje të turpshme të vënë në skenë nga ish-sulmuesi i Manchester United, Chicharito Hernandez.

Me rezultatin 1-1, rreth 20 minuta nga fundi, Chicharito u bë protagonist i një shfaqjeje groteske. Gjithçka ndodhi në zonën e penalltisë së Torontos, me meksikanin që pasi u rrëzua dhe më pas u ngrit, u rrethua nga tre kundërshtarë: ish-romanisti Bradley, kanadezi Laryea dhe kongolezi Mavinga. Të tre e shtyjnë shumë lehtë dhe ish-lojtari i Manchester United pati idenë e mirë që të bëjë një simulim të mjerueshëm, të bërtasë dhe të rrëzohet përtokë sikur e rrahën apo goditën keq, pavarësisht përpjekjeve të Bradley për ta mbajtur në këmbë.

Në mënyrë të habitshme, arbitri Ted Unkel vendosi të mos e ndëshkonte Chichariton për inskenimin e shëmtuar, por tifozët në rrjetet sociale nuk u treguan aspak të butë. Në fakt, ndaj sulmuesit ka pasur shumë komente qortuese. Një përdorues e përcaktoi episodin si “Pika më e ulët e ndeshjes”; një tjetër vazhdoi: “Ai duket si një nga personazhet e The Walking Dead”; “I paturpshëm”, u cilësua nga një tjetër tifoz i shtangur; ndërsa një tjetër gjykoi: “Ndoshta ata i shtrydhën një thithkë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *