• |
ide | kryesore

Ardi Veliu drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, prezantohet para punonjësve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



U prezantua sot Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Ardi Veliu, i cili zëvendëson në këtë post Muhamet Rrumbullakun.

Ish-Drejtori Rrumbullaku drejtoi Agjencinë me rezultate të larta në një proces reformimi, duke u shndërruar në një strukturë më civile në ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin Zjarrfikës.

Drejtor Veliu emërohet në krye të AMP pasi më parë ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe detyrës si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.



8 Comments

  1. Po si ka drejtuar Z.Rrumbullaku me sukses Agjensine kete nuk kuptoj.Cilin Drejtor Qarku arriti te arrestonte Z.Katrori ku duhet qe 90% e Drejtorave jane te lidhur me krimin.Nderkohe qe pjesetaret e forcave speciale shoqeronin kokat e krimit te organizuar ShKB e z.Katrori nuk arriti te evidentonte asnje por ata qe Jane evidentuar kane dale nga hetimet e Prokurorive Apo Spak. Z.Rrumbullaku do mbahet mend vetem qe sistemoi miqte e tij te afert Arben Caken ne Try,Dorian Mucen ne Dr apo dhe Dritan Dorden ne Korce. Keta i conin pjesen mujore qe merrnin nga Drejtoret e Qarqeve dhe cdo gje shkonte ok.Tani keni per ta pare qe po kete grup do ta marre nga policia dhe pazaret do vazhdojne.Po nuk u zhduke kjo kaste ska te ardhme.

    1. Ndersa ky Kambalja qe erdhi do kujtohet vetem si lepires I KM dhe qe merrte “rroge” mujore nga Punonjesi I Policise me I korruptuar dhe inkriminuar ne Shqiperi famozi Oltian Bistri…

  2. Kthimi i Ardi Veliut eshte i nevojshem per rikrijimin e bandes se policise se gazit lotsjelles ndaj protestuesve, ne menyre qe qeveria te ndihet e sigurte.

  3. Problemi me i madh ne kete vend eshte qe ketu politik behet gjykatesi prokurori Kryepolici babe e non. Ard Veliu eshte oficer karriere, me integritet dhe autoritet. Organizata e policise se shtetit eshte e madhe dhe ka nevoje per disipline. Inkriminimi ne rradhet me te larta te Policise eshte e qarte tashme dhe ka nevoje per dore te hekurt per pastrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *