• |
ide | kryesore

Berisha: ‘Ballkani i Hapur’ nismë antishqiptare, përdoret nga Vuçiç

Arkiva



Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur rreth nismës “Ballkani i Hapur” duke ritheksuar se është një nismë antishqiptare. Sipas kryedemokratit, Vuçiç po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë midis kësaj aleance, dhe kundër Kosovës.

Ballkani i Hapur është në çdo aspekt një nismë antishqiptare. Aleksandër Vuçiç, një serb sa Milloshevici, Gjergjovici dhe sa çdo serbomadh tjetër po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt, po e përdor në rrafshin politik për t’iu kundërvënë Berlinit. Për të vendosur hegjemoninë në Ballkan dhe influencën ruse në rajon.  Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë midis kësaj aleance. Po e përdor për të demonizuar politikisht Prishtinën por kjo i dështoi sepse Perëndimi e pa të qartë se kufiri i tij në Ballkan është i Kosovës. Kjo i dështoi. E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër të tyre se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarsi dhe albansi. Të mirët janë në Shqipëri dhe të këqinjtë janë në Kosovë.” , tha Berisha.



1 Comment

  1. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.

    Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *