• |
ide | kryesore

Britney Spears reagon ndaj deklaratës së djalit të saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka deklaruar së fundmi se u trishtua pas deklaratës së djalit të saj rreth raportit të tyre.

“U mërzita aq shumë kur dëgjova Jayden që thonte se   nuk isha në lartësinë e pritjeve të tij për një nënë… dhe ndoshta një ditë mund të takohemi ballë për ballë dhe të flasim hapur për këtë !!!!” shkroi Spears në një postim të gjatë  në Instagram.

Jayden Federline foli rreth mamasë  së tij në një intervistë me regjisoren Daphne Barak.

“Mendoj se mamaja ka luftuar që të na kushtojë vëmendje të dyve dhe të na tregojë dashuri të barabartë,” filloi ai. “Bashkë me vëllain kemi kaluar aq shumë presion në të kaluarën, saqë ky është vendi ynë i sigurt tani, për të përpunuar të gjitha traumat emocionale që kemi kaluar, për të shëruar gjendjen tonë mendore.”

Jayden dhe vëllai i tij Sean Preston Federline, nuk e kanë parë nënën e tyre prej muajsh, sipas babait të tyre dhe ish-bashkëshortit të Spears, Kevin Federline. Ata gjithashtu nuk morën pjesë në dasmën e Spears me Sam Asghari.

Jayden, i cili foli për veten dhe vëllain e tij të madh, foli për vështirësinë e të pasurit një nënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, por u shpreh se mendon që marrëdhënia e tyre me artisten është e rregullueshme.

“Do të marrë shumë kohë dhe përpjekje,” tha ai, sipas llogarisë së Barak në Daily Mail. “Unë dua që ajo të përmirësohet mendërisht. Kur ajo të bëhet më mirë, me të vërtetë dua ta shoh përsëri.”

Ai iu drejtua drejtpërdrejt Spears, duke treguar se sa shumë e do atë.

“Të dua shumë, shpresoj për më të mirën për ty”, deklaroi djali “Ndoshta një ditë mund të takohemi dhe të flasim përsëri.”

Britney iu përgjigj me dashuri djemve të saj, por edhe kritikoi disa nga deklaratat e tyre dhe babait të tyre.

“Më në fund në moshën 40 vjeçare pa kufizimet e asaj që më bëri familja ime… Unë i them djalit tim Jayden që do të dua përgjithmonë”,shkroi ajo. “Dashuria ime për fëmijët e mi nuk ka kufij.”

Sidoqoftë, Spears u ofendua veçanërisht nga komenti i Jayden për shëndetin e saj mendor dhe mbrojtjen e babait të saj, Jamie Spears, i cili e vendosi atë në një konservator 13-vjeçar.

“Sa i përket shëndetit tim mendor… fëmija im i dashur mendoj se duhet  të marrësh një libër dhe ta lexosh para se të mendosh për intelektin tim”.

“Dhe pas gjithë gjërave që ata bënë i quani ata jo njerëz të këqij… atëherë , unë kam dështuar si nënë.

Spears dhe Federline u martuan në tetor 2004 dhe u divorcuan në korrik 2007 pasi kishin Preston dhe Jayden. Federline ka kujdestarinë kryesore të djemve./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *