• |
ide | kryesore

Djali i Britney Spears flet për raportin me të: Do vëmendje

-Instant, Paparazzi, Slider



Djali i Britney Spears, Jayden James Federline  ka folur së fundmi për raportin e tij me këngëtaren.

Në një intervistë  që do të transmetohet të premten në mbrëmje në ITV News, 15-vjeçari i tregon Daphne Barak pse ai dhe vëllai i tij, 16-vjeçari Sean Preston, nuk morën pjesë në dasmën e nënës së tyre  me Sam Asghari.

“Në atë kohë nuk ishte ide e mirë të shkonim,” shpjegon Jayden. “Unë nuk po them që nuk jam i lumtur për të. Jam shumë i lumtur , por ajo nuk e ftoi të gjithë familjen dhe nëse do të ishim unë dhe Preston, unë mendoj që gjërat nuk do shkonin mirë.”

Megjithatë, Jayden rrëfeu se  nuk e urren nënën e tij dhe do të donte ta shihte përsëri një ditë. Kevin i tha më parë Daily Mail se asnjë nga djemtë  nuk e ka parë atë për “disa muaj”, një situatë që vetë Britney e adresoi në Instagram.

“Unë 100 për qind mendoj se kjo mund të rregullohet,” thotë ai për marrëdhënien me nënën e tij. “Do të marrë shumë kohë dhe përpjekje. Unë thjesht dua që ajo t’i kushtojë rëndësi shëndetit mendor. Kur të bëhet më mirë, do doja ta takoja përsëri.”

Jayden iu drejtua gjithashtu përdorimit të mediave sociale nga artistja, për të cilën babai i tyre zbuloi se “i lëndon” djemtë.

“Mediat sociale e ndihmojnë atë… Pra, nëse ajo dëshiron të bëjë këtë, kjo është ajo që ajo dëshiron të bëjë, unë nuk do ta urrej për këtë”, tha ai. “Në të njëjtën kohë, ajo duhet të kuptojë çfarë  e ndalon të dojë familjen e saj”.

“Duket sikur ajo duhet të postojë diçka në Instagram për të tërhequr vëmendjen”, shtoi djali. “Kjo ka vazhduar për vite, dhe ka shumë mundësi që kjo të mos ndalet kurrë, por unë shpresoj që ajo të ndalojë.”

Jayden u ndal gjithashtu dhe tek raporti i tij me babain e Spears, Jamie dhe deklaroi se ai”nuk e meriton gjithë urrejtjen që po merr në media”, duke shtuar: “Unë e dua atë, me gjithë zemër”. Britney, beson Jayden, “po pushon së kuptuari se sa shumë babai i saj po kujdeset për të”.

“Në fillim ai thjesht po përpiqej të ishte si çdo baba që lejonte vajzën të ndiqte ëndrrën e saj për t’u bërë një superstar, por unë mendoj se ndoshta konservatori vazhdoi shumëngaqë nëna ime ishte shumë e zemëruar për të gjithë situatën dhe unë personalisht mendoj se ajo ishte”, tregoi Jayden. “Ajo duhet të kishte bërë një pushim dhe të qetësohej”.

Sa për atë që do të donte t’i thoshte mamasë së tij sot, Jayden u shpreh: “Të dua shumë, shpresoj për më të mirën për ty. Ndoshta një ditë mund të takohemi dhe të flasim përsëri.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *