• |
ide | kryesore

E imagjinon Kurtin në tryezën e Open Balkan? Rama i bindur: Kosova do na bashkohet një ditë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama i qëndron idesë se Open Balkan është një mundësi e mirë për të gjithë, përfshirë dialogun Kosovë – Serbi. I pyetur nga Euronews Serbia nëse e imagjinin dot kryministrin Albin Kurti të ulet në tryezë me liderët e tjerë të Open Balkan, Rama u shpreh i bindur se kjo do të ndodhë.

“Dëgjoni. Unë mund ta kuptoj se në hapat e parë është diçka e pamendueshme. Por nuk është çmenduri, nuk është as marrëzi. Është kurajë, ambicie dhe besim.

Unë kam besim tek paqja, jam ambicioz në ndërtimin e paqes me të tjerët dhe kam kurajën të them se sigurisht që e imagjinoj. Dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë.

Kosova do të jetë pjesë e Open Balkan një ditë, pa asnjë dyshim. Sepse kjo është e ardhmja. Sepse, ose do të jemi këtu së bashku duke celebruar produktet e qytetarëve tanë, duke i ndihmuar ata të prodhojnë dhe tregtojnë më shumë, ose do të kemi konflikt dhe gjakderdhje”, – u shpreh Rama.

Rama thotë se është i bindur që shpejt nismës së iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe RMV do t’i bashkohet edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, vende ku siç tha, deri më sot kjo çështje ka qenë peng i problemeve të brendshme politike.

“Kryeministri i Malit të Zi ishte këtu sot. Ai ishte shumë i qartë për këtë çështje dhe shumë gjëra po ndryshojnë kur bëhet fjalë për Malin e Zi.

Problemi është se Open Balkan është peng i çështjeve të brendshme politike. Edhe në Shqipëri është, por nuk dua të flas për këtë, ndaj po ndalem këtu.

Në Malin e Zi dhe Bosnje është e njëjta gjë dhe është fatkeqësi pasi në fund të ditës Open Balkan është një mekanizëm për implementimin e një procesi për të cilin kemi rënë dakord në parim në procesin e Berlinit”, – u shpreh kreu i qeverisë shqiptare. /Euronews Albania



7 Comments

    1. Po q’far Ballkani i hapur me Serbin e cila po te mos ishte prezenca e NATO-s atje, do ta gelltiste Kosoven sikur nje bakllava.

    2. Ky eshte doshnor ambicioz i paqes dhe kerkon ta arrij me cdo menyr duke ofruar dhe sumen, ne fakt kjo quhet paqe bythq…me dhe liderit global i ka lezet.

  1. Pa njohjen e Kosoves nga Beogradi dhe anetaresimin ne OKB nuk mund te pranojne shqiptaret asnje tryeze ballkanike, sepse kjo do te ishte nje kthim ne vitin 1945.

  2. ky eshte i sigurte per gjitheshka, dava himarjoti llacifac. Tundet rrugeve si baxhelle e thur intriga. as bese e as burrni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *