• |
ide | kryesore

Gerard Pique reagon ndaj aludimeve për ndarjen e tij nga Shakira

-Instant, Paparazzi, Slider

Gerard Pique ka reguar së  fundmi ndaj aludimeve të mediave për ndarjen e tij nga Shakira.


Pë rmes avokatëve,ai ka bërë  thirrje që të respektohet privatësia e tij, duke kritikuar disa media vendase dhe ndërkombëtare dhe ngacmimet e paparacëve ndaj tij dhe familjes së tij.Futbolllisti ka paralajmëruar se do të ndërmarrë edhe veprime ligjore nëse nuk ndalojnë.


Gerard ka qenë pa pushim në vëmendje të publikut që kur ai dhe Shakira njoftuan më 4 qershor se po ndaheshin pas 12 vitesh së bashku.

Që atëherë, ka pasur raporte të ndryshme për çiftin, kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe jetën e re të lojtarit me Clara Chia.

“Që kur Shakira dhe Gerard Pique konfirmuan ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët më 4 qershor, ka pasur thashetheme të ndryshme dhe informacione të paverifikuara të publikuara për lojtarin, familjen e tij dhe jetën e tij personale dhe, rrjedhimisht, private”, thuhet në deklaratë.

“Këto raportime jo vetëm që dëmtojnë nderin dhe imazhin e tij, por cenojnë rëndë edhe të drejtat e fëmijëve të tij, siguria dhe mbrojtja e të cilëve është shqetësimi i tij kryesor.

“Përgjimi nga disa media dhe paparacët ka qenë i vazhdueshëm, duke e detyruar klientin tonë të ndryshojë rutinën e tij të përditshme me të vetmin qëllim për të mbrojtur fëmijët dhe familjen.

“Gerard Pique ka respektuar gjithmonë veprimtarinë e mediave dhe të drejtën e tyre për të publikuar informacion dhe është plotësisht i vetëdijshëm për rolin themelor që luan media në shoqërinë tonë.

“Megjithatë, javët e fundit ka pasur ndërhyrje që i tejkalojnë kufijtë e ligjshmërisë, ndaj klienti ynë ka qenë i detyruar të kërkojë urdhra ndalimi dhe të marrë masa ligjore ndaj atyre që po i prishin jetën familjare Objektivi i vetëm i Pique është të sigurojë mirëqenien e tyre dhe të rivendosë të drejtat e fëmijëve për privatësi, siguri dhe paqe mendore”./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.