• |
ide | kryesore

Kryeministrja e Serbisë viziton Kosovën të hënën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq, të hënën do të vijë për vizitë njëditore në Kosovë. Media serbe shkruan se me këtë rast ajo do ta vizitojë Mitrovicën Veriore, Zveçanin dhe Leposaviqin. Së bashku me kryeministren serbe, Kosovën do ta vizitojnë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje, Dr. Mihailo Jovanoviq.

Raportohet se kryeministrja serbe do ta nisë vizitën e saj të hënën në mëngjes me Mitrovicë, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës dhe Akademinë Shpirtërore. Pas kësaj është planifikuar një vizitë në manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit. Në komunën e Leposaviqit, pasdite, Bërnabiq do të vizitojë familjen e vëllezërve Radosavljeviq, të cilët raportohet se janë zyrtarisht duke u zhvendosur në shtëpinë e re, të ndërtuar me mjete nga Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën. Kryeministrja e Serbisë vizitën e saj në komunën e Leposaviqit do ta përmbyllë me një xhiro në një fermë familjare.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *