• |
ide | kryesore

Mikesha e Princeshë Dianas: Ajo nuk do të ishte fanse e Meghan Markle

-Instant, Paparazzi, Slider



Princesha Diana nuk do të kishte qenë një fanse e madhe e Meghan Markle, sipas redaktores, Tina Brown.

Brown, e cila ishte mike me princeshë bëri këtë pretendim të bujshëm në një intervistë me Daily Beast të enjten, duke deklaruar: “Diana do të kishte qenë shumë, shumë mbrojtëse ndaj Harry-t dhe besoj se do të ishte shumë e shqetësuar për këtë drejtim që ata [ai dhe Meghan] kanë marrë.”

Tina, e cila gjithashtu shkroi biografinë më të shitur “The Diana Chronicles” – shtoi: “Unë mendoj se ajo do të kishte ndier se Meghan po e drejtonte Harry-n në një drejtim që nuk ishte i mirë. Nuk mendoj se Diana do të kishte qenë fansja e madhe e saj.”

Në të vërtetë, ka pasur dhjetëra raporte se Markle po përpiqet të ngjajë me vjehrrën e saj të ndjerë, duke kopjuar veshjet e saj, duke veshur bizhuteritë dhe duke eparaqitur veten si një humanitare me shpirt të lirë.

Shumë pretendojnë se Diana do ta kishte dashur Meghan për shkak se nuk zbatoi rregullat mbretërore – por Brown mendon të kundërtën.

Edhe pse Diana, ashtu si Meghan, kishte një marrëdhënie të tensionuar me familjen mbretërore, redaktorja tregoi se ajo “kurrë nuk ishte kundër monarkisë”.

“Ajo kurrë nuk e vuri në dyshim që Princi William do të ishte mbret. Ishte dëshira e saj më e zjarrtë që ai të bëhej mbret. Ajo nuk ishte kundër monarkisë në këtë drejtim,” shpjegoi Brown. “Ajo kishte dallime me familjen mbretërore – ndryshimi i saj më i madh ishte se burri i saj nuk ishte i dashuruar me të, ai ishte i dashuruar me dikë tjetër. Por ajo kurrë nuk mendoi për një minutë se William nuk do të ishte mbreti i ardhshëm dhe mendonte se Harry do të ishte gjithmonë aty për ta mbështetur atë. Ajo nuk do të ishte e kënaqur me mënyrën se si janë gjërat.”

William tani është i ndarë nga Harry, me shumë që fajësojnë Meghan për nxitjen e grindjes midis dy vëllezërve.

Ndërkohë, Brown zbuloi se ajo e pa Dianën për herë të fundit në korrik 1997, kur ata shkuan për drekë me Anna Wintour në Four Seasons në Nju Jork.

Duke kujtuar drekën – e cila ndodhi më pak se dy muaj para vdekjes tragjike të princeshës, Tina gjithashtu hodhi poshtë nismat e Meghan dhe Harry-n, duke thënë: “Ajo ishte shumë e emocionuar që filloi të bënte dokumentarë për kauzat e saj dhe për të financuar ndihmën e saj humanitare.Në një farë mënyre, ishte një parathënie e planit të Harry-t dhe Meghan-it 25 vjet më parë, me një ndryshim madhor që Diana nuk shihte ndonjë fitim në të. Ajo po e bënte atë si një sipërmarrje bamirësie.”

Komentet e saj vijnë ndërsa Marklepo përballet me kritika pas një interviste të re me The Cut në fillim të kësaj jave.

Intervista erdhi vetëm disa ditë përpara se fansat e Dianës të mbanin zi për 25 vjetorin e vdekjes së saj. Princesha u vra në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht 1997, në moshën 36-vjeçare./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *