• |
ide | kryesore

Moska paralajmëron Moldavinë për sulmet ndaj ushtrisë ruse

Lajme, Planet



Deklarata e Sergei Lavrov u bë në fjalimin që mbajti në fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitet në Rusi. Lavrov u shpreh i shqetësuar për rajonin separatist të Moldavisë.

Rusia ka vendosur kontingjentë paqeruajtës atje që nga një luftë tre mujore në 1992 që e la Transnistrinë jashtë kontrollit të Moldavisë. Forcat ruse ruajnë gjithashtu një depo të madhe municionesh në rajon.

Në prill, tensionet në Moldavi u rritën pas një sërë shpërthimesh në Transnistria.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se çdo lloj veprimi që do të ngrejë kërcënim për sigurinë e ushtarakëve tanë do të konsiderohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare si një sulm ndaj Rusisë”, tha Lavrov.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *