• |
ide | kryesore

VIDEO/ Çiftit i grabisin makinën teksa ishin në momente intime

Arkiva, Lapsi Leaks



Një çift që po bënin seks në sediljen e pasme të makinës së tyre pësuan një ndërprerje ‘të pafat’ kur një grup grabitësish i morën makinën dhe i lanë të zhveshur në rrugë.

Ngjarja e pazakontë u kap nga kamerat e sigurisë në Brazil më 17 gusht, teksa mjeti ishte parkuar në një rrugë të qetë qytetare.

Tre figura të errëta shihet që i afrohen makinës nga prapa megjithse rruga dukej e ndriçuar më së miri.

Ata hapin me forcë dyert e makinës ndërsa një prej grabitësve ulet në timon dhe tjetri në sediljen e pasagjerit.

Në pamje shihet gjithashtu një krah i dëshpëruar që zgjatet nga brenda duke tentuar më kot të mbyllë derën për të ndaluar grabitjen.

Ndërsa ndërsa pas dëbimit të të zotëve të zhveshur në rrugë, një grabitës i tretë ulet në sediljen e pasme dhe ‘me dashamirësi’ u hedh atyre disa veshje që gjeti në makinë.

Makina e vjedhur më pas nis të largohet ndërsa dashnorët e hutuar tentojnë të veshin disa nga objektet që kishin për të mbuluar trupin.



1 Comment

  1. Hapja e dyerve i kushtoje makinen.

    Edhe nese ishin ne akt e siper, hajdutet i lane kjo mjaftueshem qe cuni te hidhej ne timon e tu zhdukte.

    Por mesa duket nuk eshte treguar vigjilent pasi duhet ti kete patur trute pershesh nga dashnia modhe e ska menduar mire ca me bo.

    Ne Brazil te qethin me lloj lloj menyrash. Ka lloj lloj videosh ne YT deri ne vrasje live per vjedhje, ka qene njera kur u fut hajduti ne shtepi i zoti e ka flakur nga dritarja sikur te ishte loder e jo njeri. Spo e gjej me ate video se ka qene e forte fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *