• |
ide | kryesore

Vjen reagimi i parë nga qeveria: Mediat e Irfan Hysenbelliut duan të mbulojnë problemet e pronarit me ligjin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërkohë që ka nisur aksioni për shembjen e një hapësire në resortin e Irfan Hysenbelliut në Golem, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria përmes Ministrisë së Brendshme që ka në varësi IKMT-në. “Nuk është hera e parë që mediat News24, BalkanWeb dhe Panorama synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit”, thuhet nder te tjera ne deklarate. 

Deklaratë nga Ministria e Brendshme

Sot strukturat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë rifilluar operacionin “Bregdeti Ynë”, i cili është ndërprerë gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, për të rinisur në shtator.

Ky operacion ka synuar rivendosjen e ligjshmërisë në bregdet dhe deri tani ka prishur 434 objekte të paligjshme në vijën bregdetare.
Ndërhyrja e sotme për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre.

Nuk është hera e parë që mediat News24, BalkanWeb dhe Panorama synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit.

Edhe më keq se kaq, këto media e kanë bërë mesa duket rrugë përdorimin e shantazhit, shpifjes dhe denigrimit ndaj autoriteteve shtetërore, sa herë zoti Irfan Hysenbelliu ka rënë në rrjetën e kontrolleve ligjore.
Pre e kësaj mënyre të ulët të keqpërdorimit të mediave si imunitet ndaj ligjit të pronarit, kanë rënë kohët e fundit drejtori i tatimeve dhe më pas drejtori i doganave.

Ata u kthyen në shënjestra fushatash denigruese të News24, BalkanWeb dhe Panorama, sepse agjencitë e të ardhurave të shtetit konstatuan një evazion fiskal me përmasa shqetësuese në biznese të lidhura me zotin Irfan Hysenbelliu.
Sot këto media e kanë nisur ditën me shantazhe, shpifje dhe me denigrimin e drejtores së sapoemëruar të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ato kanë thënë se drejtori i këtij Inspektoriati paska dhënë dorëheqjen sepse ka kundërshtuar rifillimin e operacionit “Bregdeti Ynë” me pikërisht aksionin për çbetonizimin e plazhit dhe detit para resortit të zotit Irfan Hysenbelliu. Kjo është krejtësisht e pavërtetë.
Zoti Ajet Zyberi do të drejtojë operacionin e ri kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, i cili do të nisë javën e ardhshme pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë-dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë.



8 Comments

  1. Une jam kunder kesaj qeverie hajdute dhe mafioze por ne kete rast ka shume te drejte
    Irfani sulmoi tatimet e foganat thjeshte se i kerkuan borxhet dhe ai u hodh ne sulm, pra kur une abuzoj ti je ok si shtet kur bej shkelje mbylle nje sy se une jam kapteri i famshem

  2. Irfani mund t’i kete sulmuar tatimet&doganat per hesap te imteresave te veta, por ajo qe me intereson mua si qytetar ( pike se pari) eshte se nese ne ato “sulme” qe ka bere Irfani , ka ndonje te vertete apo jo?
    Dhe meqe jemi ne kete pike, po te them dicka: Irfani ose nga padijenia ( e tij apo e bashkepunetoreve qe i japin imformacion) ose nga ndonje qellim strategjik ( ndoshta ka dashur qe thjesht t’i gudulise dhe t’u bej presion pa i demtuar), per doganat psh. ka folur thjesht gjera qe tashme i dine te gjithe .
    Ama , nese nje dite ndonje specialisti qe punon ne Drejtorine e Pergjiithshme te Doganave, dhe qe ka informacion te plote administrativ&operativ&juridik&operacional do t’i ngrihej mendja te flase per Genti Gazhelin- alias Genti çorapja ( pseudonim qe i ka ngelur qekur ishte pergjegjes turni ne doganes e Tiranes dhe fshihte leket e vjedhura nga shoket) ,te flase per emerimet skandaloze te kryetareve apo hierarkeve te tjere te cilat jane ne shkelje te plote te te gjithe dispozitave ligjore , te.flase per moszbatimin e protokolleve apo thjesht per hajduterine qe po realizohet perdite e me shume ne doganat nga jugu ne veri.me njerez pa asnje lloj background-i professional, we jane thjesht mbeturina te Arben Ahmetaj ,per magazinat fiskale qe jane krejtesisht jashte kontrollit nderkohe qe naften po na e shesin me shtrenjte se ne Louxemburg, atehere Gent Gazheli ( bashke me gjithe bythqirat qe ka mbrapa qe nga drejtori I Tiranes qe eshte thjesht nje injorant por marres ne goje I karit te Ben Ahmetaj) ikin kollaj per lesh.

  3. O mavi o moter dhe grua qire,shurtore nuk ka te hapura.por ka motele ku te shkerdhehet Gruaja dhe Motra dhe gjithe baxhellat tuaja,nga soji tuaj jane keta qe nga -Alfred Peza-e te tjere,por ju ini nga ajo rrace e felliqur qe hani ,pini dhe shkerdhehi me njeri tjetrin pastaj kini koburen prapa veshit.

  4. Shurrtoren mbajeni per vete se keni 70 vjet me shurre neper shale dhe mbi te gjitha edhe neper goje. Mbajeni shurren e ngrohte neper goje te ish drejtorit te sherbimit informativ, Klosit qe deliron aq shume saqe ja kalon edhe femijeve 5-vjecare. .Mbajeni shurren e nje haleje/injorant si Spartak Ngjela edhe shijojeni neper bythet tuaja komunisto/hajdute. Mbani shurren e gjithe kinse gazetareve kurva ( pervecse edhe injorante ) te tipit Mira Kazhani apo gruan e Alban Dudushit qe na figuronin pervec tr tjerave edhe punonjese me kohe te plote ne bashki dhe per te cilat mensa duket nuk paska prokurori .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *