• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Ndërhyrja e sotme tek resorti “Prestige” ka dritëhijet e saj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, Inspektorati Kombëtar për mbrojtjen e Territorit nisi sot paradite një aksion për prishjen e dy pishinave në mjediset e “Prestige Resort”, në zonën e plazhit të Golemit, në pronësi të Hysenbelliu Group, pjesë e të cilit janë dhe disa media të njohura të vendit. Përfaqësuesit e Hysenbelliu Group, e cilësuan ndërhyrjen e sotme si një përpjekje të qeverisë për të ndikuar linjën editoriale të mediave që kanë në pronësi. Por sipas autoriteteve, këto media po përdoren për shantazh ndaj institucioneve. Kundër veprimeve të autoriteteve u rreshtuan një numër i madh eksponentësh të opozitës.

Lexo më tej: Pishina e Irfanit, dosja e Metës dhe ruspat e një bande dallëndyshesh 

Dy fadroma të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të shoqëruar dhe nga forcat e policisë, u shfaqën sot në orët e para të ditës, në Prestige Resort, ndërsa në mjediset e tij ndodhen ende pushues të shumtë. Ndërhyrja e tyre synonte prishjen e dy pishinave të jashtme që sipas tyre ishin ndërtuar pa leje. Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme, nga e cila varet Inspektorati, autoritetet kanë rinisur operacionin e ndërprerë përgjatë verës, i cili “synon rivendosjen e ligjshmërisë në bregdet dhe që deri tani ka prishur 434 objekte të paligjshme në vijën bregdetare “rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi”.

Përfaqësuesit e Hysenbelliu Group, deklaruan nga ana e tyre se nuk kanë pasur asnjë njoftim paraprak për prishjen e pishinave duke mos u lënë atyre hapësirën për të ankimuar çështjen në gjykatë.

Për më tepër, ndërhyrja e sotme ka dritëhijet e saj. Pishinat që pretendohet se janë pa leje nuk janë ndërtuar këtë verë, por prej kohësh, ndërsa mjediset e resortit janë vizituar shpesh që nga kryeministri, ish-zëvendësi i tij e anëtarë të ndryshëm të kabinetit qeveritar, apo eksponentë të PS-së, nën shoqërinë e zotit Hysenbelliu. Mbetet e paqartë se përse këto ndërtime nuk ishin vënë re më parë nga autoritetit, por vetëm tani.

Aksioni i sotëm i Inspektoratit, pason disa përplasje të dy-tre muajve të fundit, që disa prej sipërmarrjeve të Hysenbelliu Group kanë pasur dhe me institucionet e tjera financiare, si Tatimet dhe Doganat, që pretendojnë detyrime të papaguara nga ana e këtyre bizneseve.

Për Drejtorin e televizionit NEWS 24, pjesë e mediave të kontrolluara nga Hysenbelliu Group, synimi i qeverisë është të ndikojë në ndryshimin e linjës editoriale. “Janë një sërë aktesh të qeverisë, nga presionet te bizneset, deri te televizioni NEWS 24 dhe portalet e informacionet, për të ndryshuar linjën editoriale, që kulmuan sot me këtë ndërhyrje brutale me fadroma pasi nuk kishin gjetur gjëra të tjera, as nga kontrollet financiare”, i tha Zërit të Amerikës, drejtori i NEWS24, Robert Rakipllari.

Por si në deklaratën e Ministrisë së Brendshme, ashtu më pas dhe në një tjetër deklaratë të Ministrisë së Financave, hidhen poshtë këto akuzat, duke pretenduar se janë pikërisht këto media që sipas tyre “ushtrojnë shantazh ndaj autoriteteve shtetërore sa herë që bizneset e zotit Irfan Hysnbelliu kanë rënë në rrjetën e kontrollove ligjore”.

Zoti Rakipllari nga ana e tij tregon madje se televizioni NEWS 24, ka qenë i prekur direkt nga presioni i qeverisë: “Në muajin qershor ka ardhur një shkresë nga Ministria e Financave, që TV NEWS 24 , i cili ka 20 vjet në këtë godinë, me qera shtetërore, që brenda 25 korrikut ne të largoheshim e të lironim mjediset, në të cilat është investuar. Ne këtë akt administrativ, e çuam në gjykatë, dhe ajo e shpalli të paligjshëm vendimin”.

Ministria e Financave nga ana e saj reagoi duke u shprehur se Gjykata ka marrë një vendim pezullimi proceduaral të lirimit të godinave shtetërore, derisa çështja të trajtohet dhe zgjidhet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Udhëheqës dhe eksponentë të shumtë të opozitës e dënuan ndërhyrjen e sotme të Inspektoratit, duke folur për një veprim me sfond të hapur politik, dhe një sulm ndaj lirisë së medias në vend.



10 Comments

  1. prisni, se mund ta kene me plan

    Ja prish, Irfani e hedh ne gjyq, fiton nja 100 milione euro ne kasacion

    i ndajne 50%…qe ku bone 50 milione euro secili pa u lodh hic

    kush pagu?

    taks-paguesit

  2. Kete vend e ka marre lumi me kohe . Mbijeton ai qe ka barke dhe ai qe di not . Te tjeret le te mbuten .
    Kjo eshte demokracia ? Kete kerkuam ne 90′-en ? Keshtu do vazhdojme ? A keni menduar ndonje here te kundershtoni o popull apo prisni qe nafta te bjere ? Revolucioni i dhuneshem eshte minimalja e minimaleve .

    1. Na çuditen keta , ku ishte shteti kur pushtoheshin keto mijra metra katror plazhe publike ( thuhet qe jane zene me.firmen e Rames ) apo nuk shikonin se i.kishin zene sytë drekat e darkat e minstrave e te kryeministrit ndonjehere edhe bashle me ish kryetarin e kuvendit ose ish presidentin.
      Këto ndertime te paligjshme nuk mbinë brenda nates kane 4 – 5 vjet , madje paskan edhe nne leje te firmosir nga KM por qe se quan per gje shoqerimin me.nke zaptuesh pronash dhe denitor ne shtet per taksa te papaguara .
      Nderhyrja pa njoftim paraprak,pa i dhene kohe qe ti rregulloje vete bisnesi ato qe ka prishur si e parashokon ligji (me fondet e veta dhe me pas ne se nuk vepron demtuesi , shteti vepron me.mjetet e veta duke i lenë edhe faturen krahas mases.administrative qe ka ky rast edhe ne se i rregullon vete privati demet ) , nderhyrje nrutale qe vjen menjehere pas publikimit te bemave te drejtuesve kryesor ne tatime e dogana ( pavaresisht qellimit qe kane patur keto publikime) te cilat askush si ka pergenjeshtruar duket si hakmarrje e shtetit dhe kompromenton punen per mbrojtjen e teritorit.

  3. Nje gje nuk kuptoj. Kemi qindra portale shqiptare dhe marim si baze te mirfillte lajmi Zerin e Bidenit sepse gjate zgjedhjeve u rreshtuan qarte dhe shprehimisht kunder kandidatit Trump. Tani a nuk e dime ne se si ndodhin gjerat ne Shqiperi apo ta pranojme qe jetojme ne diktature mediatike.

  4. Zgjidhja eshte shume e thjeshte. irfani te paguaje gjithe detyrimet qe i ka shtetit me bizneset e tij. Pas kesaj skane si i bejne me presion. Shteti te prishe gjithe ndertimet qe kane zaptuar pronat publike, duke filluar nga trotuaret e lulishtet e Tiranes e deri ne Vermosh e Konispol. Pas kesaj nuk thote dot kush se ja ben vetem Irfanit per presion

    1. Shume ide gjeniale atje ku shtetit nuk i paguen taksat tu veri eskavatorin ? Ku ndodhin keto gjera as ne Afganitan sot shteti ka bere figuren me te keqe te mundeshme po der dje ky shtet palaço me ç te drejte ja dha lejen? Keto gjera jane absurde .

  5. Inspektoriati i mbrojtjes se teritorit,qe sot e tutje (ne fakt,qe me ardhjen e rilindjes se te shkaterruarit menderisht Ed Rama),duhet t’a quajme INSPEKTORIATI I RAMES SE SHKATERRIMIT TE TERRITORIT. Dhe nderkombetaret,qe hane e pijne ,e jetojne ne Tirane,asnjeri nuk ndihet,te pakten,per nxitimin e ketij shkaterrimi,duke mos pritur as vendimin e pritshem te gjykates,pra zbatimit te ligjit,per te cilin,vete ata -nderkombetaret,inicuar reformen e famshme te drejtesise.Pe e bene kete reforme,???Per te mos u zbatuar ligji,apo…..pune nderkombetaresh,qe mbahen edhe per demokracine,qe edhe vete ata e shkelin,me te dyja kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *