• |
ide | kryesore

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri, regjistrohen 200 të infektuar

-Instant, Lajme, Të fundit



200 qytetarë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete nga Covid-19. Janë 2,468 qytetarë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 444 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,865 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 200
Të shëruar në 24 orë 444
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 917

Testime totale 1,965,239
Raste pozitive 328,916
Raste të shëruara 322,865
Raste Aktive 2,468
Humbje jete 3,583



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *