• |
ide | kryesore

F1/ Verstappen “ndez” Zandvoort: hollandezi i pari, Leclerc e Sainz në ndjekje të Red Bull

-Instant, Sport



Max Verstappen mori pole position në Çmimin e Madh të Holandës. Pas tre seancave të provave të lira mjaft të vuajtura (por të gjitha në rritje), kampioni në fuqi mposhti Charles Leclerc me 21 të mijëtat dhe pilotin tjetër të Ferrarit Carlos Sainz me 92. Në reshtimin në start spanjollit do t’i bashkohet Leëis Hamilton (+0.306), ndërsa Sergio Perez (i cili e përfundoi me një rrotullim time attack) dhe George Russell do të startojnë nga vija e tretë.

Kohë perfekte për kampionin e botës që bën një… investim afatgjatë në provat e lira dhe në dy fazat e para të atyre zyrtare, duke u ngjitur vazhdimisht në renditje deri në objektivin ‘pole’. Avantazh minimal ndaj Leclerc, që fiton të drejtën për të qenë sfiduesi i parë në rrugën që ndan SuperMax nga fitorja e dhjetë e 2022 dhe nga e katërta radhazi. Nga ana tjetër, Charles duket se është i vetmi pilot me numrat e nevojshëm për t’i vënë… stërkëmbëshin holandezit. Piloti tjetër i Ferrarit, Sainz (sidoqoftë i gatshëm për të përfituar nga çdo mundësi që mund të lindte) nuk dukej në performancë të plotë në lartësinë e dy pilotëve që do t’i nisen para.

Në krah të tij, spanjolli gjen Lewis Hamilon i cili është një kandidat për një vend në podium, një mision brenda mundësive të Perez dhe Russell që ndajnë vijën e tretë. Piloti britanik i McLaren, për fatin e tij të keq, duke marrë rrugën e kundërt me atë të Verstappen në këtë fundjavë, humbi gradualisht pozicionet, por ruan vijën e tretë përkrah meksikanit të Red Bull, i cili komprometoi shanset e tij për të arritur në vijën e dytë me një rrotullim në kthesën e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *