“Faleminderit babi, e di që po më shikon. Faleminderit mami. Zoti im, faleminderit të gjithëve që kanë qenë me mua gjatë këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm, i cili zgjati vite, dekada”. Këto janë fjalët prekëse të Serena Williams, e cila pas njëzet e pesë vitesh karrierë, 73 trofesh dhe 23 slam të fituar, i dha lamtumirën botës së tenisit.
Legjenda amerikane luajti ndeshjen e fundit në US Open dhe u mposht në tre sete nga australiania Ajla Tomljanovic, duke e mbyllur me “lot gëzimi” karrierën e saj. “Kam treguar se jam ende e aftë të luaj në një nivel të lartë, por jam gati të bëjë mamanë, për të eksploruar një version të ri të vetes”, përfundoi Williams.


