• |
ide | kryesore

Vdekja e Gorbaçovit / Rusët të ndarë për trashëgiminë e tij

Kryesore, Planet



Nga Robert Coalson dhe Mikhail Sokolov

Historiani rus, Andrei Zubov, ishte 33-vjeçar kur mori pjesë në një kongres në Leningrad më 1985. Në atë ngjarje ai dëgjoi se Mikhail Gorbachev, 54 vjeç, u zgjodh në postin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

“Më kujtohet se nuk mund t’iu besoja veshëve të mi”, tha ai për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë. “E kuptova menjëherë se akullnaja e madhe e makinerisë totalitariste të komunizmit po shkatërrohej….Deri në atë moment, kishte vetëm një rrugë qorre”.

Gorbachev vdiq më 30 gusht në moshën 91-vjeçare dhe vdekja e tij edhe një herë nxori në pah ndarjet e thella në mesin e rusëve, teksa shumë e kritikuan atë për shkatërrimin e supozuar të një superfuqie botërore, e të tjerët e lavdëruan ish-liderin sovjetik për hapjen ndaj botës, diçka e paimagjinueshme para ardhjen së tij në pushtet.

Vite para se Gorbachev të vinte në pushtet, Zubov tha se “ne ndiheshim sikur po jetonim në një shtet të okupuar”.

“Njerëzit e ndershëm që herët tentuan ta izolonin veten ose të paktën të kishin kontakt minimal me pisllëkun dhe gënjeshtrat që krejtësisht mbuluan sistemin e Partisë Komuniste”, tha ai.

Shumë rusë – përfshirë edhe ata që zëshëm mbështesin Vladimir Putinin dhe besojnë se ai “ka ngritur në këmbë Rusinë” gjatë 23 vjetëve në postin e presidentit dhe kryeministrit – e fajësojnë personalisht Gorbachevin për kolapsimin e perandorisë sovjetike, duke i injoruar dëshmitë se sistemi kishte nisur të dilte jashtë kontrollit.

“Gjithçka ndodhi për shkak të dobësimit dhe mungesës së vullnetit të një njeriu i cili gjatë gjashtë vjetëve shkatërroi atdheun tonë”, tha Vladimir Solovyov, një publicist pro-Kremlinit. Ai këto komente i bëri në një video-blog të publikuar një ditë pas vdekjes së Gorbachevit. “Në vetëm gjashtë vjet, ai tradhtoi të gjithë kampin socialist. A e kuptoi se çfarë po bënte? Jo, nuk e kuptoi”.

Historiani pro-Kremlinit, Modest Kolerov, shkroi në Telegram se vdekja e Gorbachev, e mbushi atë “me dhimbje… për shtetin që ai qëllimisht e shkatërroi dhe dhjetëra miliona viktima që rezultuan nga ajo vrasje. Jam i lumtur që ai jetoi kaq gjatë sepse edhe fëmijët tanë tani e dinë se kush ishte ai… Bashkimi Sovjetik ka vdekur. Rusia jeton. Sfidat vazhdojnë”.

Blogeri nga Shën Petersburgu, Anatoly Nesmiyan, shprehu zhgënjimi që Gorbachevi kurrë nuk ishte i pandehuri kryesor “në tribunal për hetimin e krimeve kundër shtetit tonë”.

Të tjerët, megjithatë u përqendruan jo në atë që Gorbachevi supozohet se i bëri Bashkimit Sovjetik, por në atë që ai bëri për qytetarët sovjetikë. Të paktën për një periudhë të shkurtër kohore, balanca e menduar e pushtetit midis shtetit dhe individit – që peshonte shumë në favor të shtetit përgjatë historisë ruse, veçanërisht të marrjes së pushtetit nga bolshevikët përmes Terrorit të Madh të diktatorit, Josef Stalin dhe Epokës së Ngecjes – ndryshoi nën udhëheqjen e Gorbachevit.

“Gorbachevi refuzoi pushtetin e madh, shpërbëri qeverinë totalitare dhe i dha liri shteteve tona”, shkroi në Twitter, Fyodor Velembovsky, ish-politikan opozitar dhe aktivist i organizatës së ndaluar për të drejtat e njeriut, Memorial. Kjo organizatë u krijua gjatë pushtetit të Gorbachevit dhe u ndalua nga Putini.

Gorbachevi vendosi interesat e qytetarëve mbi interesat e shtetit”, tha për Radion Evropa e Lirë, Kirill Martynov, gazetar që më herët ka punuar për Novaya Gazeta. Kjo gazetë u krijua nga Gorbachevi, i cili për këtë qëllim përdori paratë e fituara nga Çmimi Nobel për Paqe më 1990.

“Rëndësia e Gorbachevit ende nuk është vlerësuar”, shtoi ai.

Aleksei Tabalov, ish-pjesëtar i stafit të politikanit opozitar Aleksei Navalny, shkroi në Facebook se Gorbachevi dëshironte ta shpëtonte Bashkimin Sovjetik, por dështoi.

“Ai dështoi sepse Bashkimi Sovjetik ishte ndërtuar që në fillim mbi frikën”, shkroi ai. “Por, nën Gorbachevin, frika nuk ishte më në Bashkimin Sovjetik. Dhe kjo ka të ngjarë që është arritja e tij më e madhe”.

Ish-gazetarja televizive, Maria Phillimore-Slonim, shkroi në Facebook: “Gjithmonë do t’i jem mirënjohëse Gorbachevit. Ai na dha shpresë”.

“Gjëja kryesore që Gorbachev bëri personalisht për mua ishte se në takimin tonë të parë ai hoqi përgjithmonë nga mua frikën përballë fronit”, tha biznesmeni në mërgim dhe kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Khodorkovsky, që ka kaluar një dekadë në burg gjatë kohës së Putinit nën akuzat që sipas tij ishin të motivuara politikisht, shkroi po ashtu në Telegram se “ky fakt ma ndryshoi jetën”.

Historiani Yury Pivovarov po ashtu lavdëroi Gorbachevin për eliminimin e frikës që mbizotëronte jetën nën Bashkimin Sovjetik.

“Ai nuk e shkatërroi shtetin tim”, tha Pivovarov. “Ai shkatërroi një përbindësh totalitar dhe kjo është lavdia e tij e përjetshme. Kjo po ashtu është një arritje e popullit rus. Ne ishim shteti i parë në botë që krijuam një regjim totalitar dhe e shkatërruam vetë, pa tanket e huaja”.

Por, ai shtoi se në Rusi nuk ka ndodhur një de-stalinizëm dhe de-komunizëm i plotë.

“Dhe tani ne kësaj mund t’ia shtojmë po ashtu edhe de-putinizimin”, tha ai.

Nën Putinin, Martynov shtoi se “trashëgimia e Gorbachevit po fshihet”.

“Ai ishte kundër luftës, por këta nisën një luftë”, tha ai. “Ai ishte për parlamentarizëm, dhe Parlamenti është fshirë. Ai ishte për liri të medias dhe liri të tubimit, por këto liri janë shkatërruar”.

“Gorbachev ishte personi që i dha fund fenomenit të të burgosurve politikë në shtetin tonë, por tani ky fenomen është kthyer sërish”, shtoi Martynov, duke theksuar se Navalny nga burgu ka shprehur ngushëllime për familjarët e Gorbachevit.

Përgatiti për REL: Mimoza Sadiku



8 Comments

  1. Gorbacev i beri nder rusise sepse mmund te perfundonte ne luftra civile te brendshme ne ate kalbezim dhe duke qene e madhe do ishte gati per copezime po te vazhdonte gjate bashkimi sovjetik
    Sistemi i tyre u kalb u prish nga brenda . Mori fund.
    Gorbacov e leshoi pa gjakderdhje dhe i dha rusise mundesine te ri fuqizohen si shtet

    Nje shtet si rusia nuk mund te shnderrohet ne demokraci tipike, per shkak te gjendjes , perberjes dhe shune faktoreve te tjere

    fuqi e madhe ushtarake me demokraci te kufizuar.

    Gorbacov i dinte mire gjerat dhe jo vetem ai por te gjithe ata qe e vune ne pushtet ishin dakord me.gorbacov.. brss kishte vdekur , po ta linin pa varrosur do kuterbonte globi

  2. Une nuk e njoh mentalitetin e qytetareve te ish BRSS, si i huaj me to, une besoj se Gurbaçovi ishte nje lider i madh, i cili diti ta nxirte pa dhune nga balta bolshevike karocen e demtuar keqas te rusise. Brezat e ardhshem rus e te popujve te tjere te ish BRSS do ti jene mirnjohes.

  3. Skitët nuk duan NJERËZ mbi krye.
    Skitët duan gjakpires dhe vrases natyrale qe t’i udheheqin neper plackitje dhe dyndje barbare, te tille si Stalini, Rykovi, Molotovi, Lenini apo carët famëkeqë Ivani IV (Qeni Depsot), Pjetri I (Xhelati), NikollaIi(Niku i ndyrë), etj…..

    Putini eshte vete.m i fundit ne liste…. por jo perfundimtari!

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      Mos deshe të thoje shqiptarët, por ta shkruajti telefoni skitët?

  4. Amerika ishte shpresa e lirise dhe demokracise per vendet e europes lindore.Por Gorbacovi i hapi rrugen kesaj lirie dhe demokracie. Shqiptaret duhej te organizonin me portretin e Gorbacovit te vendosur ne sheshin Skenderbej nje parakalim kortezie dhe te vendosnin buqeta me lule ne portretin e tij.Gorbacovi vdiq ne kohen me te veshtire qe po kalon europa.Ate te nje fantazme te re ,te ringjalljes se diktatures sovjetike dhe vecanerishte shqiptaret jane me te rezikuar se kushdo ne eutrop per istalimin e plote te nje rregjimi akoma me te eger sec kaluam nen rregjimin staliniste te hoxhes,gje qe po e istalon sot rama dhe usa e ka braktisur demokracine dhe lirine ne shqiperi. me heshtjen dhe perkrahjen qe i jep rames , me ate qe i beri resoltit perfundimishte vulosi nje rregjim putiniste, antiligjor dhe barbare.Barbari putin rama po ben barrbarizma ne shqiperi.

  5. Një person i shpallur i padëshiruar jo vetëm me votën e shqiptarëve, por edhe me shkrim dhe me gojë nga dy prej shteteve më të qytetëruara dhe më demokratike në historinë e njerëzimit, nuk i shkitet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një tjetër person, marifetçi bashkëtingëlloresh, që ndryshon identitetin papritur, me shkrim dhe me gojë, në dritë të diellit dhe në sy të gjithë botës dhe shqiptarëve, nuk i shqitet Shqipërisë.Lapsi ben qoken e rradhes per parate ruse,nje portal qe shkruan pafundesisht per gjithcka ruse

  6. Vetë Berishës i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA për dyshimet se ai është i përfshirë në korrupsion – pretendime që ai i mohon.

    Ai ka raportuar se Britania e Madhe e ka akuzuar atë për “marrëdhënie me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që paraqesin rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar” dhe se ai ishte i gatshëm t’i përdorte këto lidhje” për të çuar përpara ambiciet e tij politike”

  7. “Askush nuk eshte profet ne token e tij”, thote nje proverb latin. Edhe Gorbachev nuk mund te bente perjashtim, por botes i dha paqen, perendimit i dha mundesi per reformim dhe Rusise i dha dinjitet.

    Ishte detyre e atyre qe pasuan ne krye te shtetit qe te ecnin me tej me largpamesi dhe realpolitike.

    Kjo nuk ndodhi, as ne Moske e as ne Perendim, i cili e trajtoi situaten e re si avantazh afatgjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *