• |
ide | kryesore

Video/ Dygolësh i Leaos e super Maignan: Milan thyen 3-2 Inter e fluturon në krye të Serie A

-Instant, F1, Sport, Video



Milani i Stefano Piolit fiton derbin e Madonnina-s: kuqezinjtë përmbysën avantazhin e Interit, ashtu si në ndeshjen e fazës së dytë të sezonit të kaluar në shkurt. Këtë herë ndeshja u vendos nga dygolëshi i Leaos: në minutën e 29 pas një topi të humbur nga Calhanoglu dhe De Vrij e në minutën e 60 me një veprim brilant në zonë që nxorri jashtë loje gjithë mbrojtjen zikaltër. Mes dy golave të portugezit është Olivier Giroud, i cili goditi me një diagonale precize në minutën e 54′. Brozovic hapi ndeshjen në minutën e 21, ballë për ballë me Maignan, por më pas erdhi valanga kuqezi. Goli i Dzekos rindezi shpresën, por jo më shumë se kaq. Milani nuk e kishte fituar derbin e Serie A dy herë radhazi që nga viti 2011, kur në pankinë ishte Allegri.

Spektakël në San Siro e është një shfaqje që shpërblen Milanin. Kuqezinjtë triumfuan në derbin e tyre të parë këtë sezon duke mposhtur Interin 3-2 në një ndeshje plot kthesa. Siç mund të konstatohet lehtësisht nga golat e skanuar: Brozovic, Leao, Giroud, Leao, Dzeko. Përveç pesë golave, pati edhe shumë e shumë mundësi të pastra nga të dyja skuadrat. Në veçanti në pjesën e parë për kuqezinjtë dhe në pjesën e dytë për ziakltrit. Protagonist, në veçanti ishte Maignan, autor i dy ndërhyrjeve fantastike në pjesën e dytë, ndaj Lautaros dhe Calhanoglu. Me këtë fitore, para syve të Gerry Cardinales, pronarit të ri të klubit kuqezi, Milani mori përkohësisht kryesimin në renditje dhe la Interin ta ndjekë dy pikë më poshtë. Për zikaltrit kjo është ndalesa e dytë në pesë ndeshje, por krahasuar me atë kundër Lacios, kjo dhemb shumë më tepër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *