• |
ide | kryesore

Vrasja në Shkodër, 15 të shoqëruar nga policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



RENEA dhe Policia e Shtetit mbrëmjen e 2 shtatorit ka bërë kontrollin e disa ambienteve dhe shoqërimin e disa perësonave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me vrasjen e 57 vjeçarit Ismet Çekorja. Mësohet se janë shoqëruar 15 persona, në cilësinë e të dyshuarve apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në vendin dhe përreth zonës ku ka ndodhur krimi në lagjen “Kiras të Shkodrës, ku viktima edhe banonte, ndodhen disa kamera sigurie, por vëzhgimi i hetuesve, ka rezultuar se disa prej tyre nuk kanë funksionuar, ç’ka ka vështirësuar ndjekjen e itinerarit të autorëve.

Një ditë më pare në pyejte janë marrë edhe familjarët dhe të afërm të familjes së Alban Bruçit të cilit pak ditë më parë iu bë një atentat dhe për këtë është shpallur në kërkim dhe djali i viktimës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *