• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë/ 17-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident është raportuar në Greqi. Mësohet se është aksidentuar një 17-vjeçar shqiptar i cili banonte në Oropou. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Avlona-Skala Oropou.

17-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet, që drejtohej nga I.X.

I riu shqiptar është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë, ndërsa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa drejtuesi i makinës ka braktisur automjetin pas aksidentit, duke lënë edhe viktimën e gjakosur në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.

Por autoritetet kanë rrethuar zonë duke bërë të mundur edhe arrestimin e autorit, një 30-vjeçar shqiptar që banonte në Greqi./news247.gr/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *