• |
ide | kryesore

Aksident me motor në rrugën Pogradec-Qafë Thanë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 58-vjeçar nga Pogradeci është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ka pësuar aksident me motorin që po drejtonte.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht.

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se 58-cjeçari, banues në fshatit Memelisht ka qenë duke drejtuar motorin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Pogradec/Informacion paraprak

Mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *