• |
ide | kryesore

Aktorja e njohur diagnostikohet me kancer

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur, Jane Fonda ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer.

Fituesja e çmimit Oscar,u shfaq optimiste teksa tregoi në Instagram se kishte limfomën ‘non-Hodgkin’ , duke vënë në dukje se ka filluar kimioterapinë.

“Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj. Jam diagnostikuar me limfomën non-Hodgkin dhe kam filluar trajtimet kimio,” shkroi Fonda në postimin.

“Ky është një kancer shumë i shërueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, kështu që ndihem shumë me fat.”

Ajo shpjegoi se i është nënshtruar kimioterapisë për gjashtë muaj dhe “po i përballon mjaft mirë trajtimet”, duke shtuar se “nuk do të lejojë që asnjë nga këto të ndërhyjë në aktivizmin tim klimatik”.

“Kanceri është një mësues dhe unë po i kushtoj vëmendje mësimeve që mban për mua. Një gjë që më ka treguar tashmë është rëndësia e komunitetit. Rritja dhe thellimi i komunitetit në mënyrë që të mos jemi vetëm. Dhe kanceri, së bashku me moshën time – pothuajse 85- – definitivisht mëson rëndësinë e përshtatjes me realitetet e reja, “u shpreh aktorja.

Jane pranoi gjithashtu se ajo është “e privilegjuar” për të qenë në gjendje të përballojë një kujdes shëndetësor cilësor kur shumë të tjerë nuk munden, ndërsa përdor diagnozën e saj si një thirrje për veprim gjatë “kohës më të rëndësishme në historinë njerëzore”./ Lapsi.al

https://www.instagram.com/p/CiBDKLeJBy_/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bc67e173-2d21-43cb-9451-2d53b90586d



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *