• |
ide | kryesore

Berisha: Kosova miliona € ndihmë qytetarëve, Rama ua jep inceneratorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sali Berisha



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës, për të mbështetur qytetarët në lidhje me krizën e çmimeve dhe asaj energjetike. Një ditë më parë, kreu i qeverisë së Kosovës, prezantoi planin e masave për muajt në vazhdim.

Sipas Berishës, kjo është ndihmë e vërtetë për qytetarët, jo si Edi Rama që u jep miliona euro inceneratorëve dhe klientëve të tij të koncesioneve.

“Kjo është ndihmë e vërtetë! Kosova për rritjen e çmimeve jep: 100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist, 100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, 100 euro shtesë në muaj për studentët, rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe 50 euro në muaj për nëpunësit e administratës publike.

Kurse Edi Rama për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep qindra milionë euro që u grabit qytetarëve me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP. 4 milion € për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij. Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion. Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar” – shkruan me Berisha që nënvizon se këto janë 2 filozofi “e para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve!” ©LAPSI.al



21 Comments

  1. Ndersa ti kur ishe ne krye te shtetit furnizove me nafte ushtrine serbe per te vrare popullin e Kosoves.

  2. Shume mire ja bo, dhe pak ja bo biles.

    Ja fut ne b… me Serbet pastaj i le ne pike te deshperimit deri sa te vrasin veten ose te ikin.

    1. Skane pune keta patronazhistat e Rames, mos shkruni mufka se nuk i ha poplli, hala ju ju me rrena, ju ka dale boja fare! Apo hajde sa te hani dicka ke kazani hallves.

  3. Si nuk flet kaq mire per veten e vet duke nxjerr te gjithe te zezat qe ka ber duke filluar nga hajdutlliqet qe ka ber duke vjedhur popullin e vet, e deri tek vrasjet qe ka kryer. per kte te flasi e jo per ramen qe ka ber pune te shkelqyer ne kete vend

  4. Fishekzjaret e Kurtit nuk i vlejne shqiperise. Lufta kunder korupsionit e domosdoshme. Kemi nevoje per investime qe te japin para te cilat do ngrene nivelin e qytetareve te ketij vendi. Berisha te ofroje ide ekonomike qe i vlejne vendit sa per propogande alla komuniste Jo faleminderit kemi pasur me shumice gjate gjithe kohes.

    1. Po kur ishte pandemia kujt ja dha?qe u dha rroga te gjitheve ? po ti po te ishe do e lije vendin te vdiste per buk o qyqar

    1. Nese ka kokerr kari , bile nga ata te versionit me te paster ne lidhje me infomacionin me minimal per ekonomine, ai eshte Edi Rama !! Aq kar eshte , sa mbas 7 vjetesh kryeminister nuk dinte te dallonte ndryshimin midis buxhetit vjetor te shtetit nga G.D.P-ja vjetore kombetare ( interviste tek Klan ).
      Eshte aq kar ky qe eshte kryeminister dhe quhet Edi Rama saqe ne 2017-en perpara zgjedhjeve, dilte bente reklame i veshur si polic trafiku duke vene gjoba dhe duke argumentuar qe gjobat duheshin vene sepse me gjobat e mbledhura do te ndertoheshin rruge, shkolla etj vepra publike, nderkohe qe gjoba-penaliteti eshte ne thelb nje mase riedukimi apo kemishe force per te shtrenguar qytetaret apo subjektet per te mos perseritur gabimin&shkelur ligjin, dhe jo nje e ardhur e parashikuar ( çka eshte thelbesore ne ndryshim).
      Pra ,ky do te ndertoje vepra publike jo duke mbledhur taksat,por duke gjobitur !
      Si perfundim ,nese ka kar ne kete dynja ne lidhje ekonomine ( dhe jo vetem)….ama bidivi kar, ky eshte Edi Rama, fatkeqesia e madhe e Shqiperise !

  5. “Meta në një megaaferë shumë milionëshe korruptive”/ Berisha 7 vite më parë, thirrje Kryeprokurorit: Heto aferën CEZ-DIA e lidhjet me Ismailajn

  6. Ik o idiot mos na fol me per keto lloje budalliqesh, se ti si dhe as dhe nje qindarke shqipetareve jo me te beje investime

  7. Fol ti fol se ske bo asgje per shqiperin dhe se si de si ke fytyre dhe del flet ne foltoren e pd per te laguar ramen ik ti njhere pastaj rama o ndrysire o hajdut

  8. Por që të vazhdojë në lidhje me krahasimin e pishinave të Irfanit me djegien e redaksisë më të madhe shqiptare në këto 31 vite, më duhet të kujtoj se asokohe gazetarit Alfred Peza, shikasit e pushtetit të kohës, i shpuan krahun me bajonetë. Dhe me njërin krah të gjakosur ai bëri artikullin në gazetë.

    Asokohe shpia ime u hodh në erë nga policia sekrete dhe vetëm Zoti më shpëtoi familjen.

    Asokohe u arrestuan kryeredaktori i KOHA JONE, Aleksandër Frangaj dhe zv/kryeredaktori Martin Leka.

    Asokohe gazetarit të “KOHA JONE”, Aleksandër Çipës i futën bajonetën në trup njerëzit e pushtetit.Ky vazhdon ta kete vizion shqiperine nje kosh plerash,ashtu si e la kur iku nga pushteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *