• |
ide | kryesore

Episodi që krijoi miqësinë e fortë mes Benzema e Mourinhos te Real Madrid: “I bëra një premtim…”

-Instant, Sport



Karim Benzema, sulmuesi i Real Madridit, tregoi një episod qesharak nga sezoni i tij i parë me Blancos, në të cilin tekniku aktual i Romës, José Mourinho ishte ulur në pankinën e klubit spanjoll. Francezi e ka rrëfyer historinë në mikrofonat e Onze Mondial: “Sezoni im i parë, gjashtë muajt e parë te Real, ishin shumë të vështira, isha vetëm, nuk e flisja gjuhën dhe për këtë arsye gjithçka ishte e ndërlikuar. Për më tepër, kisha mbërritur në një botë të re, me një ekip tjetër, një tjetër futboll. Fatmirësisht nuk u dorëzova. Ndonjë episod interesant? Më vjen në mendje rasti kur pata një problem të vogël me José Mourinhon.

U takuam në hotel, biseduam, ishte një ditë para ndeshjes kundër Mallorca. Nuk duhej të luaja në atë ndeshje. E kur biseduam, i thashë: ‘Nesër më fut në formacionin titullar, do të shënoj dhe do të të ndihmoj të fitosh ndeshjen’. Të nesërmen shënova dhe fituam 1-0”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *