• |
ide | kryesore

“Nuk do të shkojë si sezonin e kaluar”: Vukicevic ‘largon’ shkarkimin nga Laçi pas humbjes së dytë

-Instant, Sport



“Nuk mendoj se duhet të humbnim. Ekipi kundërshtar luajti shumë mbyllur. Ishte e vështirë për të bërë mirë në sulm. Kemi bërë një ndeshje të vështirë me pak sulme. E dinim që ekipi kundërshtar do të luante mbrapa”. Tekniku i Laçit Vukicevic vazhdon të shohë pozitivisht situatën e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes së dytë radhazi në tre javë të luajtura. Malazezi justifikon rezultatin 0-1 përballë Egnatias, me faktin se rrogozhinasit u mbrojtën: “Kemi provuar nga krahët sepse ishte mënyra e vetme për t’i mundur – shpjegoi tekniku -. Futbolli luhet për gol. Ne nuk kemi luajtur mirë prandaj ekipi kundërshtar ka fituar. Kemi shumë mungesa, por ky nuk është justifikim. Kishim rastet tona. E vetmja gjë që më pëlqeu ishin 10-15 minutat e fundit ku kishim dy raste shumë të mira për të shënuar, por që se bëmë”.

Vukicevic në fakt që tani e ka kaluar rekordin e sezonit të kaluar me Lacin ku në pesë ndeshje mori vetëm dy pikë, përpara se të shkarkohej. Situata nuk është shumë ndryshe në fakt, sepse pas tre javësh Laci ka vetëm tre pikë, por tekniku ka idetë e tij: “Deja vu e sezonit të shkuar? Shpresoj që mos të jetë kështu. E vërtetë që humbëm me Egnatian sezonin e shkuar, por këtë vit Laçi është një skuadër tjetër, ndërsa Egnatia një skuadër tjetër. Nuk mendoj se gjërat do të shkojnë si sezonin e shkuar”, u shpreh Vukiçeviç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *