• |
ide | kryesore

Rama në Der Spiegel: “Ballkani i hapur” u frymëzua nga Merkel

Arkiva, Lajme, Të fundit



11 vjet më parë, shqiptarët zgjodhën për herë të parë kryeministër Edi Ramën me një shumicë të madhe votash. Si kryetar i bashkisë së Tiranës, rrugët u lyen me ngjyra të ndezura ndërsa ai i shpalli luftë gjyqësorit të korruptuar. Sot kritikët akuzojnë Ramën se mban kontakte me të inkriminuar, gjë që ai e mohon.

Por korrupsioni nuk është aspak problemi i vetëm i Shqipërisë. Lufta në Ukrainë, vetëm rreth 1 mijë kilometra larg, po rihap plagët e vjetra në rajon. Fuqitë e mëdha po përplasen sërish në një Ballkan Perëndimor tashmë të brishtë. Muajt e fundit janë intensifikuar sërish tensionet mes Serbisë dhe Kosovës e cila është e lidhur ngushtë me Shqipërinë. Në rrezik nuk është asgjë tjetër përveç paqes në Ballkan.

Ashtu si Ukraina, Serbia kërcënon të bëhet mollë sherri mes Rusisë dhe Perëndimit: vendi po përpiqet të bashkohet me BE-në, por nuk mund të shkëputet nga Rusia aleate. Teksa Putin po mbyll furnizimet me gaz në Evropë, Rusia po e furnizon Beogradin me energji dhe me armë. Çmimi për këtë është besnikëria, një kërkesë që e copëton Serbinë.

“Askush nuk do të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Serbinë”, – tha ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov kohët e fundit kur vizita e tij e planifikuar në Beograd u anulua për shkak të mbylljes së hapësirave ajrore. U duk si një kërcënim. Rusia nuk e fsheh dot dëshirën e saj për të frenuar ndikimin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Deti shkëlqen pas Ramës dhe skeletet e betonit të hoteleve luksoze gjysmë të përfunduara ngrihen nga kodrat e gjirit të Dhërmiut. Këtu do të hapen së shpejti disa hotele me 5 yje. Është e vështirë të imagjinohet se 2 dekada më parë Shqipëria ishte ende në prag të luftës civile, kur vendi po luftonte me bandat, milicitë dhe grupet lokale pas rënies së sistemit komunist. Sot shteti i ri mbështetet në industrinë e turizmit.

Shqipëria është më e vogël se Brandenburgu dhe me vetëm 2.8 milionë banorë. Këtu jetojnë më pak banorë sesa në Berlin. Megjithatë, vendi i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për mbrojtjen strategjike, edhe kundër manovrave të mundshme përçarëse nga Moska. Anëtare e NATO-s që nga viti 2009, duke u përpjekur për t’u anëtarësuar në BE, Tirana vepron si një lloj kundërpeshe ndaj Serbisë.

Pak para sulmit rus ndaj Ukrainës, NATO sapo kishte filluar të shndërronte një aeroport të vjetër në jug të Shqipërisë në një bazë të forcave ajrore. Qeveria e Ramës i ofroi gjithashtu aleancës transatlantike për të ndërtuar në të ardhmen një bazë detare të NATO-s pranë qytetit port të Durrësit. Nëse do të kishte konflikte mes serbëve dhe shqiptarëve në të ardhmen, për shembull në veri të Kosovës, Tirana ndoshta do të luante një rol qendror.

Rama shpjegon se banorët në rajon ndahen në ata që kundërshtojnë Putinin dhe ata që e mbështesin atë. Ai beson se “Rusia do të ishte e kënaqur nëse diçka do të lëvizte në drejtim të konfliktit në Ballkan”.

“80% e serbëve ortodoksë mendojnë se Putini thjesht po i tregon Perëndimit topat në Ukrainë… nëse mund ta themi kështu”, – thotë kryeministri Rama. Tensionet e reja në Ballkan po shkojnë thuajse përgjatë linjave të vjetra të ndikimit sovjetik dhe perëndimor.

Në Shqipëri, nga ana tjetër, miratimi për veprimet e Putinit ishte vetëm 0.7%. Qeveria e tij i zbuloi numrat me anë të një sondazhi.

Rama beson se simpatitë për Moskën janë “të forta” në Serbi, madje “shumë të forta” në Republikën Srpska, ku jetojnë shumica e serbëve të Bosnje-Hercegovinës.

Në Mal të Zi, nga ana tjetër, ka një përçarje të thellë mes popullatës malazeze dhe serbe. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ky ndikim mund të kthehet në diçka të tmerrshme.

Edhe 23 vjet pasi trupat e NATO-s ndërhynë në Kosovë, rajoni ende kontrollohet nga aleanca ushtarake perëndimore. Në vitin 2008, Kosova më në fund shpalli pavarësinë e saj.

Mosmarrëveshja me Serbinë nuk është zgjidhur asnjëherë politikisht. Humbja e krahinës e populluar kryesisht me shqiptarë, prek edhe sot Beogradin. Për shumë serbë, paqja mbetet e pazbatuar edhe sot e kësaj dite.

Për të ndaluar vrasjen e mijëra shqiptarëve dhe shpërnguljen e qindra mijëra njerëzve në vitin 1999, aleanca e NATO-s theu rregullat e veta. Sulmi ndaj Serbisë, bombardimi i Beogradit, nuk u mbulua nga asnjë mandat i OKB-së. Politikanët në Uashington dhe Berlin e justifikuan masën si një “përpjekje humanitare”.

Gati 100 vende e kanë njohur tani Kosovën. Megjithatë, Rusia, Kina dhe disa vende të BE-së, përfshirë Spanjën dhe Greqinë, nuk e kanë njohur atë.

Mund të thuhet gjithashtu se misioni i NATO-s në Kosovë, shërben si një lloj justifikimi për politikën agresive të aneksimit të Putinit në Krime, Donetsk, Luhansk, Abkhazi dhe Gjeorgji.

Ndoshta ishte fillimi i krizës së sotme. A mund të përsëritet katastrofa e luftërave jugosllave?

Rama i përgjigjet me një kundërpyetje: “A keni dëgjuar sa herë Putini përmend Kosovën në fjalimet e tij? Ai përsërit vazhdimisht: “Kosova, Kosova, Kosova”.

Shefi i Kremlinit nxit “problemet më të dhimbshme nga të gjitha të pazgjidhurat” në Ballkan dhe e bën gjithçka për të krijuar një fitil të ri.

Rama e sheh vendin e tij të ankoruar fort në Perëndim. Si pak politikanë në rajon, ai ka kapur botën e interesave të ndryshme dhe kultivon ato ndërkombëtare. Mban kontakte nga Riadi në Stamboll, Paris dhe Uashington.

”Kur Hillary Clinton më telefonoi një vit më parë dhe kërkoi të merrja disa mijëra refugjatë afganë pa dokumente, përgjigjja ishte menjëherë po”, – theksoi Rama. Për shkak të mbështetjes në luftën e Kosovës në vitin 1999, Rama nuk do ta refuzonte kurrë një dëshirë të Clinton.

Në fund të shekullit të kaluar ishte profesor në akademinë e artit të Tiranës dhe djali i një skulptori të njohur, i lidhur me lëvizjen për demokraci nuk kishte shumë si ai në atë kohë: atlet i mirë, artist i lirë, folës frymëzues.

Por në luftën e Ramës për njohjen e një Kosove të vetëvendosur, tonet nacionaliste shqiptare ndonjëherë ngatërrohen. Kur Rama udhëheq mbledhje të përbashkëta të qeverive të Prishtinës dhe Tiranës, kjo i shkakton Beogradit atë që i frikësohet, krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

Rama u rrit në një vend të izoluar. Për dekada Shqipëria u konsiderua si Koreja e Veriut në Europë.
Bazuar në këtë përvojë, 58-vjeçari po provon një ekuilibër të vështirë: ai dëshiron të integrojë Ballkanin Perëndimor dhe të garantojë Kosovën si shtet të pavarur, por në të njëjtën kohë të shërojë dhimbjet fantazmë të Serbisë.

“Vendimi për pavarësinë e Kosovës ishte i duhuri!”, – thotë Rama duke shtrirë duart në ajrin e ngrohtë të verës.

“Në fund të fundit, tani ka edhe një “proces paqeje dhe pajtimi” edhe nëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë”.

Pas zgjedhjes së tij në 2013, Rama udhëtoi për në Beograd, vizita e parë e një kreu të qeverisë së Tiranës në 68 vjet. Kur Rama i kërkoi qeverisë serbe që të njihte Kosovën, homologu i tij serb Vuçiç e mori mënjanë dhe tha se ”stafi i tij po i kërkonte që të dëbonte mikpritësin e guximshëm”.

Sipas Ramës, ai i është përgjigjur Vuçiç se “këta ishin thjesht zyrtarë të tij, por ai ishte më i zgjuar dhe për rrjedhojë, kreu i qeverisë”.

“Megjithatë, kohët e fundit ka pasur edhe zhvillime inkurajuese në Ballkan. Kështu që unë dua që Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të krijojnë një lloj mini-zone Shengen për të bërë shkëmbime më të mira”.

Projekti “Ballkani i Hapur” e bashkon atë me “armikun e tij më të dashur Aleksandar Vuçiç”. Premtimi për lirinë e lëvizjes ndërmjet vendeve është një ndjesi e vogël.

Në përfundim të vizitës, Rama thotë se në fakt e gjitha ka qenë ideja e Angela Merkelit. Përmes saj, ai dhe Vuçiç gjetën një marrëdhënie të qëndrueshme pune, “pavarësisht historisë së dhimbshme”.

Në vitin 2014, Kancelarja ftoi 6 krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor në Gjermani, të cilën e quajti “Procesi i Berlinit”. Merkel tha se “ishim evropianë, edhe pse jo ende anëtarë të Bashkimit Evropian”.

“Për herë të parë në historinë e Ballkanit, politikanë të lartë u ulën së bashku në një tryezë një herë në vit, gjithmonë në qytete të ndryshme evropiane, në Londër, Paris, Trieste, Vjenë. Deri sa u largua nga politika, Merkel ishte personalisht çdo herë e pranishme. Kjo ka ndryshuar gjithçka”, thotë kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në këto bisedime, 6 liderët e vendeve të Ballkanit ranë dakord të mos pajtohen. Por të gjithë kishin një vullnet të përbashkët, thotë Edi Rama: “Të përmbysnin fatin e historisë”.

©Marrë nga Der Spiegel, përshtati në shqip LAPSI.al



60 Comments

  1. Jo! Eshte frymezuar nga Soros dhe ia ke faturuar nje evropianeje me peshe per te humbur gjurmet!!!

    Na rrufsh bolet o skit me pasaporte shqiptare!

    1. oooò ta qifsha familjen, po leje ftrymzimin ti o i degjenerum.100km larg je.mund te diskutoni me njeri tjetrin si esht me mir.por e ke ne gjal tradhetin.shikoje veten sikur te jesh 99 vjecar.rraca tu zhdukt ishalla.

    1. Rame gonorrea
      Bir i kristaq lugatit.
      Dhe nip i shpillo koleke bushtrres.
      Kryekriminel qe qeveris me vrases ordinere kokepalare.
      Skeni pare gje akoma o dele te nderkyera.

    1. Me sa kuptoj nga shkrimi i gazetes Evropa eshte miope qe beson tek ky mashtrus . Ndryshimi i pushtetit do jete shume i veshtire

      1. Po ju zhulcat e bodrumeve edhe te dielen e keni pun???
        Apo te dielen i merrni edhe motrat me vete te beni sex party mes ridhjersave dhe morrave te kuq

  2. Nuk eshte e vertete, Sorros e beri, Sorrrosi do nje bote te perbashket nen kontroll. Ku asnje komb mos kete identitet dhe kufi e mos vendosi per veten e vet, vetem shthurje pa limit dhe nje tufe e madhe e mikrocipuar.

    Nje lek i perbashket, nje semundje e perbashket, nje lufte e perbashket, nje eksperiment i perbashket, nje e ardhme fallco.

    Sorrosi eshte origjina e te gjitha djallzive qe nga vitet 90 deri me sot, por sorrosi me i rrezikshem 2001-2030.

  3. Te gjithe duhet te marrin shembull nga z.kryeminister dhe ai po ben gjen e duhur dhe marrdheniet mes shteteve besoj se do te rregullohen mes ketyre nismave

  4. Nisma open ballkan eshte nje nder nismat me te mira dhe putinit kur te shofi bashpunimet dhe marrdheniet qe mes shteteve forcohen do te terhiqet dhe ai

  5. O kara patronazhista. E kuptoni qe te gjithe e dine qe jan komente sufllaqesh dhe skan asnje efekt ? Po humbni kohen kot ? Me mir beni nej pune te hajrit .. te tipit ferkoni bolet shefit .. lindes ti boni punet e shpis,,, nxirni zahon shetitje ! Se na cat karin ktu.. e dim te gjithe o loqe qe jan komente fallco mos na cani me karin

    1. Elisa spiropali jame tu qesh me lote eshte ashtu e di te them qe maksimumi jane 2 persona sigurisht patronazhista sufllaqesh

  6. Se kuptoj pse jane skeptik qytetaret kur qellimi kryesor i ballkanit te hapur eshte rritja e bashkepunimit mes vendeve te rajonit dhe besoj do kete ndikim goxha te mire ne rregullimin e marredhenieve

  7. Open ballkan eshte nje nga nismat me te mira qe nxit bashkepunimin dhe krijimin e marredhenieve te forta mes shteteve anetare

  8. Prandaj rama insiston ne futjen e kosoves ne kete nisme sepse e di qe gjate gjithe kohes ai mendon dhe per interesat e saj

  9. Shyqyr qe doli nje kryeminister shqiptar qe krijoi mardhenie me vendet e tjera se sna i kapas var njeri me para me keq se Kabuli na shifnin

    1. LEJE BALLKANIN E TQIFSHA LIBRIN E SHPISE PO BOJ OJ PAKET NIME PER FAMILJET E VARFRA DHE PENSIONISTET SE SKA NGEL BALLKANI TA BOJN PEDERASTAT I PUNA JOTE.

  10. Realisht esht nji nga nismat me te mira. Ka ik koha e xhaxhit ku ishim te izoluar. Duhet me bashkpunu nese dum me ec perpara

  11. Dhe gazetaret europiane,e sidomos ,ata gjermane,e besojne ,kete mashtrues profesioniste e sharlatan ordiner.Kaq idiote,qenkan gazetaret?Nuk lexojne shtypin shqiptar,se cfare shkruan pr kete kriminel ordiner?Ambasadoret e europes,nuk e informokan shtetin e tyre,e natyrisht mediat,e cfare ndodh ne Shqiperi?Me cfare merren keta diplomate,apo jane vajisur e grasatuar mire,perj Kryeministrit shqiptar?Turpi i mbetet europes,diplomacise se saj dhe mediave pasive qe merren me kriminelet dhe nuk paraqesin te verteten qe ndodh ne Shqiperi!

  12. kosova duhet te zgjohet dhe ti therasi mendjes duhet te futet sa me pare ne kete nisme sepse nuk ka gje ne terezi keshtu

  13. rama esht duke ber gjen e duhur dhe keshtu te vazhdoj dhe po e shikojme qarte thirrjen qe ai po i ben kosoves dhe nuk po ndalon

  14. e rendesishme ne fund te dites eshte qe u realizua me se miri si nisme dhe presim projekte fitimprurese per ne ne vazhdim

  15. me ane te ketij projekti qe u realizua prej jush do ecim shume para e do zhvillohemi te bashkuar gje qe eshte shume me e mire se te ecim te ndare

    1. Si ka mundësi në radhë të njëkohshëm gjithë patronazhistet.Pale vënë dhe emra të bukur,sidomos vajzat!!!90% të gjithave shkrimet i bëjnë ata.Shkrime automatike si me qenë robotë!!!Ore sa do të mundoi kumandari juaj vjen erë kilometra larg.Aq shumë i ka mbushur poturet me bëmat e tij si ky”Ballkani i hapur”.Ose e thënë hapur Shqipëri e humbur.

  16. Merkel ishte hapur kuner BH
    Ajo shpiku Iniciativen e Berlinit
    Por megjithate ajo eshte ne pension dhe jashte mode nje cike.
    Mbase edhe Trapatoni ishte per BH,Por kush pyet

  17. Ballkani i hapure eshte ajo qe i duhej vendeve vallkanike per te ecure perpara dhe me pelqen qe keni pasure ndime nga ish-kancelarja merkel per krijimin e open ballkan

  18. Merkel e them me plot goje qe ka qen nje nga lideret qe ka lobuar me shume per ceshjen e shqiprise ne arenen nderkombtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *