• |
ide | kryesore

Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër/ Lihen të lirë personat e shoqëruar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 57-vjeçarit Ismet Çekorja në Shkodër. Rreth 15 persona që u shoqëruan nga policia për t’u marrë në pyetje janë lënë të lirë. Mes të shoqëruarve ishte edhe Alban Bruçi ndaj të cilit më 25 gusht të këtij viti iu bë një atentat në lagjen Rus.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Bajram Çekoren si autor i dyshuar. Ai është djali i Ismet Çekores që u vra 3 ditë më parë. Sipas të njëjtave burime, përpara se Ismet Çekorja të vritej është takuar me babain e Alban Bruçit pasi kishin lidhje shoqërore të hershme dhe thuhet se familjet janë sqaruar me njëra-tjetrën.

Tashmë hetimet janë zhvendosur për ngjarje të para disa viteve me të cilat mendohet se ka qenë i përfshirë i biri i viktimës dhe vetë ai. Hetuesit kanë mësuar se ka qenë një person i cili e ka thirrur 57-vjeçarin të dalë nga shtëpia dhe më pas e ka qëlluar duke e plagosur rëndë, për të ndërruar më pas jetë në spital.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se autori ishte me motor dhe me skafandër duke e fshehur identitetin e tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *