• |
ide | kryesore

2.3 tonë kokainë drejt Europës, kapet shqiptari që drejtonte rrjetin ndërkombëtar të drogës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë peruane. Ai akuzohet se ka drejtuar, bashkë me një italian, rrjetin ndërkombëtar të drogës që po përgatitej të furnizonte Europën me mbi 2.3 tonë kokainë. Shqiptari Kadri Cjoci është cilësuar nga mediet e huaja si koka e një rrjeti ndërkombëtar të drogës.

Në operacion u arrestuan në total katër persona. Mediet italiane shkruajnë në pranga janë vënë peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay, 57-vjeç , të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez , 56-vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.

Banda merrej prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të mëdha që kishin destinacion vendet e Evropës, siç është Gjermania dhe Italia.



1 Comment

  1. Perderisa u kap ai eshte koka e karit jo e krimit pasi kokat nuk kapen asnjehere sepse ata jane lart ne qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *